Home / Lajme / Maqedoni / Rrjedha e lumit Drini i Zi pasurohet me palma

Rrjedha e lumit Drini i Zi pasurohet me palma

Strugë, 05 nëntor – Rreth 30 palma u mbollën sot , përgjatë rrejdhës së Drinit të Zi. Ishte një bashkëpunim mes Drejtorisë së Pyjeve dhe Komunës së Strugës që solli deri te kjo arritje.

Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela së bashku me Drejtorinë e Pyjeve , Zharko Karaxhoski arritën në realizimin e këtij projekti . Kryetari i Komuës e priti fillimisht Zharko Karaxheski-n , fillimisht në ambientet e Komunës së Strugës, ku përveç aktivitetit të sotshëm u diskutua edhe për projekte të tjera në të ardhmen.

Më tej ata mbollën palmat e para në terren. Pas hapjes simbolike të mbjelljeve, Kryetari i Komunës së Strugës u shpreh para gazetarëve në lidhje me këtë ngjarje ku mes tjerash theksoi : ‘’ Struga natyrisht , që merton të jetë e gjelbëruar. Si vend turistik që është, palmat ja shtojnë edhe më shumë bukurinë. Ne nuk do të ndalemi me këtë ,shpresoj. Në të ardhmen do të mbjellim edhe drunj të tjerë, ashtu siç kam paralajmëruar , edhe gjatë fushatës elektorale, ne të gjithë hyrje-daljet e qytetit do të mbillen pemë. Shumë shpejt do të jemi dëshmitarë, që Strugën përditë e më tepër ta shohim më të bukur me gjelbërime dhe me drunj , në mënyrë që ta marrë vendin që e meriton’’.

Pas mbjelljes simbolike të Kryetarit të Komunës, me gjestin e njëjtë vazhduan Drejtori i Pyjeve, Zharko Karaxhieski, Drejtori i Nërmarrjes Komunale ‘’ Komunalja’’ Garip Kaba si dhe Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, Abdulla Qazimoski. Pas hapjes simbolike të mbjelljeve, punëtorët e NPK ‘’ Komunalja’’ vazhduan punën normalisht deri në përfundimin e plotë të procesit të mbjelljeve , kurse Kryetari i Komunës përsëriti se gjelbërimi nuk duhet të ndalet vetëm me kaq port ë vazhdohet dhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *