Home / Sport / Rrufeja e “djeg” Velesin, Shkupi humb në Kërçovë

Rrufeja e “djeg” Velesin, Shkupi humb në Kërçovë

“Gjatë tërë ndeshjesh kemi bërë ndeshje shumë të mirë, andaj fitorja është plotësishtë e meriuar”, tha Jasin Fetishi, drejtor sportiv i KF Rrufeja.

Pasditën e së shtunës janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të në kategorinë e dytë të futbollit, në të cilën suprizën më të madhe e bëri skuadra e Rrufesë nga Miletina, e cila ka fituar si mysafire në Veles kundër Borecit me rezultat 0-2. Golat janë shënuar nga Daniel Radeski dhe Fati Ganiu. Ishin këto pikë të arta për ekipin shqiptar.

“Gjatë tërë ndeshjesh kemi bërë ndeshje shumë të mirë, andaj fitorja është plotësishtë e meriuar”, tha Jasin Fetishi, drejtor sportiv i KF Rrufeja.

Një pikë të madhe në transfertë fitoi edhe Vrapçishti, të cilët në Strumicë barazuan 1-1 me Tiverijën, ndërsa golin për vrapcishtasit e realizoi Islami. Derbi shqiptar u zhvillua në Kërçovë, ku u takuan Zajazi dhe Shkupi, në të cilën tre pikët ia takuan vendasve që fituan me rezultatin 2-1.

Golat për zajazasit i realizuan Kadria dhe Tani, kurse shkupjanët u kthyen me një gol, por nuk ia dolën të kthehen të pamposhtur. Pas këtij triumfi Zajazi renditet i 11-ti me 19 pikë, ndërsa i nënti me 17-të.

Drita e Bogovinës shënoi fitore në fushë të vet kundër Pobeda Junior me rezultat 2-1, falë golave të shënuar në pjesën e parë nga Bilbilovski dhe Jonuzi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *