Home / Lajme / Maqedoni / Saraçini: Investimet e huaja sivjet nga 200 deri në 250 milionë euro

Saraçini: Investimet e huaja sivjet nga 200 deri në 250 milionë euro

15 nëntor-Nga investitori presim hyrje në standarte botërore, të sillen kompani të mira të cilat do të hapin vende të reja të punës, të vendosen teknologji të reja, inivacione, të kujdesen për mjedisin jetësor dhe të prodhojnë prodhime konkurruese për tregun botëror. Me këtë kjo zonë do të kontribuojë për rritje të ekportit.

Nëse deri në fund realizohen tashmë investimet e paralajmëruara preliminare prej investitorëve të caktuar, mund të pritet se deri në fund të këtij viti investimet direkte të huaja do të arrjnë nga 200 deri në 250 milionë euro, theksoi ministri i Ekomosë Valon Saraçini në intervistën për MIA-n.

“Përpjekjet e Qeverisë vazhdojnë me fryt. Në tetë muajt e parë të vitit në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë 153 milionë ero, që është për 53 milionë euro më shumë se tërë vitin 2012. Tashmë, vitin e ardhshëm pritet përjetësim në ekonominë botërore, ndërsa në këto korniza edhe në atë evropiane. Pritjet tona janë që deri në vitin 2014 do të mund të kemi akoma hyrje të investimeve të huaja, thekson Saraçini.

Në Intervistën Saraçini flet edhe për pritjet nga TIRZ Tetova, investimet në hidrocentralet e vogla, koncesionet dhe tenderet për lëndë të para minerale.

Cilat janë pritjet tuaja nga fillimi i realizimit të ZTIZH Tetovë?

Me vendosjen e gur themelit të zonës Tetovë është shënuar fillimi i realizimit të këtij projekti kompleks, i pari në shtet sipas modelit të partneritetit publik-privat. Mua veçanërisht më vjen mirë që partneri për ndërtimin e zonës, konsorciumi norvegjez i themeluar vetëm për nevojën e ZITZH Tetovë “Normak Investment Grup” është përbërë nga katër asociacione serioze norvegjeze për biznes, midis të cilëve SIVA International Management dhe “Innovation Norway”, si dhe një kompani amerikane, me përvojë të madhe në këtë lloj të aktiviteteve, me mbi 100 projekte të tilla të realizuara në punën e vet, e cila duke e operuar zonën do të kontribuojë për zhvillim të tërë rajonit të Pollogut.

Përveç, investimeve në infrstrukturë, fabrikat dhe objektet me industri të lehtë jo ndotëse, si dhe punësimet e reja, zhvillimi i Zonës do të mundësojë hyrje të teknologjive të reja, por edhe mundësi për bashkëpunim me subjektet afariste, veçanërisht ata të cilët punojnë në këtë rajon. Ndoshta disa etapa kanë shkuar ngadalë, më ngadalë nga e pritura, por zgjedhim hapa të sigurta që ta realizojmë të planifikuarën në interes të qytetarëve. Nga investitori presim hyrje në standarte botërore, të sillen kompani të mira të cilat do të hapin vende të reja të punës, të vendosen teknologji të reja, inivacione, të kujdesen për mjedisin jetësor dhe të prodhojnë prodhime konkurruese për tregun botëror. Me këtë kjo zonë do të kontribuojë për rritje të ekportit.

Veçanërisht është interesante vendndodhja e zonës. Me përpunimin e infrastrukturës adekuate ka potencial të tërheqë shumë investitorë të huaj, sepse janë afër kufijtë me Kosovën, Shqipërinë dhe me Serbinë, aeroporti në Shkup, por me aksin rrugor Kërçovë-Ohër dhe deri te aeroporti i Ohrit dhe te porti në Durrës. Jo pak është i rëndësishëm edhe ekzistimi i dy universiteteve në Tetovë, si mundësi për kuadro me cilësi të lartë dhe mirë të arsimuar, që paraqet volitshmëri të veçanëtë për shumë investitorë.

Sipas paralajmërimeve të Agjencisë për investime të huaja, në përfundim është nënshkrimi i marrëveshjeve për tre kompani nga Norvegjia, Shqipëria dhe Turqia të cilat dëshirojnë të ndërtrojnë fabrika, në vijim janë negociatat me kompanitë nga SHBA-ja dhe nga Zvicra, Siç premtoi drejtori i “Inovejshën Noruej”, Erik Vele Vatne, kompania e tyre do t’i bëjë të gjitha përpjekjte e nevojshme që të tërhiqen investitorë në të.

Cilat do të jenë përfitimet nga hapja e kësaj zone?

Unë së pari do të përqendrohem në një përfitim më global pikërisht nga kjo zonë, gjegjësisht nga modeli sipas të cilit do të ndërtohet, partneriteti publik-privat. Me këtë projekt treguam se mund të gjenden investitorë seriozë të cilët dëshirojnë të bashkëpunojnë në këtë mënyrë, në partneritet me shtetin. Për ne kjo paraqet lehtësim, sepse vetë modeli mundëson ndërtim të ndaluar të infrstrukturës, efikasitet të rritur, gjegjësisht shpenzime të zvogëluara të ciklit të jetës, shpërndarje më të mirë të rreziqeve, sepse kjo zonë nuk do të varet as nga proceset zgjedhore, as nga ndryshimi i garniturës politike, as nga politika financiare e shtetit…

Në pjesën e investimit dhe punësimeve, sipas planit financiar të partnerit në zonë duhet të rrjedhin investime në vlerë prej 160 milionë euro, prej të cilave infrastruktura bazë do të “peshojë” afërsisht 15 milionë euro, ndërsa objektet shoqëruese së bashku me kyçjen deri në autostradë dhe deri në rrugaën rajonale do të arrijnë afërsisht 4-5 milionë euro. Nëse i marrim parasysh fabrikat e ndërtuara në zonë, natyrisht në varësi të teknologjisë së përdorur, vlera e vlerësuar mund të arrijë rreth 500 milionë euro. Në zonë është planifikuar ndërtimi i rreth 25-30 komplekseve industriale, ndërsa sipas paralajmërimve të “Normak” në zonë për disa vite duhet të hapen 7.000 vende të punës. Përveç punësimeve të drejtpërdrejta në fabrika, duhet të përmendet se kjo është një mundësi edhe për kompanitë e tjera në rajon, të cilat do të mund të përfshishen në pjesën e shërbimit të kompanive të cilat do ta gjejnë vendin e tyre në zonë.

Si zhvillohet realizimi i investimeve në hidrocentralet e vogla?

Në periudhën e ardhshme i kemi kushtuar vëmendje shumë të madhe realizimit të këtij projekti dhe mund të thuhet se rezultatet në progresin me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Maqedoni tani më janë të dukshme. Deri tani kemi nënshkruar gjithsej 66 kontrata për koncesion për ujë për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla, kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i të cilave arrin 60 megavatë, me prodhimtari të pritur vjetore prej 230 gigavat orë energji elektrike. Investimi i përgjithshëm varion prej 100 deri në 120 milionë euro.

Nga numri i përgjithshëm i kontratave të nënshkruara për koncesion, për momentin janë gjithsej 17 centrale të vogla hidroelektrike, me kapacitet të instaluar prej 13 megavatëve, për të cilat deri më tani janë investuar mbi 20 milionë euro. Gjithashtu, momentalisht në ndërtim janë edhe 15 centrale të vogla hidroelektrike me kapacitet të instaluar prej 16 megavatëve dhe investim të pritur prej 27 milionë eurove. Gjysma e tyre pritet të përfundohen deri në fund të këtij viti, ndërsa gjysma tjetër në fillim të vitit 2014. Tridhjetë e katër marrëveshjet e tjera të nënshkruara për koncesion janë në fazën e ardhshme të sigurimit të dokumenteve të nevojshme për marrje të lejeve për ndërtim, me çka do të fillojë edhe ndërtimi i tyre.

Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në Republikën e Maqedonisë, ndikon sidomos pozitivisht mbi zhvillimin ekonomik lokal, sepse mundëson hapje të vendeve të reja të punës për popullatën lokale, angazhim të firmave lokale gjatë procesit të ndërtimit, ndërsa në buxhetin e komunave derdhen mjete shtesë financiare nga kompensimi koncesional. Për shembull, në tre vitet e fundit në bazë të kompensimit koncesional në buxhet janë realizuara të ardhura prej rreth 700 milionë denarë, që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar. Edhe, më e rëndësishmja, me hidrocentralet e vogla rritet prodhimtaria e energjisë elektrike nga burime të ripërtërira të energjisë që është në pajtim me politikat e Qeverisë për promovimin e investimeve në energji të pastër.

Këto ditë janë aktuale tenderët e rinj për lëndët e para minerale. Si qëndrojmë me investimet nga koncesionet në sektorin e minierave?

Po, këto ditë janë aktuale pothuajse gjashtë thirrje publike për ndarjen e koncesioneve për hulumtime të hollësishme gjeologjike dhe eksploatim të lëndëve të para minerale në 53 lokalitete prej të cilave 50 lokalitet për hulumtime të hollësishme gjeologjike të lëndëve të para minerale edhe atë për eksploatimin e lëndëve të para minerale. Duke pasur parasysh se për çdo lokacion nevojiten minimum 2-3 punëtorë, për të gjithë 50 lokacionet do të hapen rreth 150 vende të reja pune. Në përgatitje është edhe tenderi i shtatë edhe për tre lokacione.

Me këtë rast, koncesionet për hulumtime të hollësishme gjeologjike do të tregojnë me çfarë pasurie disponon shteti në lokalitet e caktuara. Investimi është i barazuar me kompensimin e ofruar të koncesioneve dhe paraqesin investime potenciale për ata të cilët do të vendosin të eksploatojnë, e cila megjithatë, do të thotë investim i sigurtë, punësime të reja, pagesë e kompensimeve koncesionale në dy baza edhe për hapësirën si të dhënat vjetore, dhe për eksploatimin e lëndëve të para minerale.

Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndët e para minerale si risi vendoset ndarja e koncesioneve për hulumtime të hollësishme gjeologjike si dhe eksploatimi i lëndëve të para minerale të jenë në rrugë të ankandeve elektronike, me çka do të mundësohej shkallë maksimale e transparencës gjatë ndarjes së koncesioneve për lëndët e para minerale.

Praktika tregoi se ndryshimet e rregullores ligjore në fushën e lëndëve të para minerale, në drejtim të shkurtimit të afateve dhe thjeshtëzimit të proceduarve, ishin mundësia më e mirë për tërheqjen e investimeve, posaçërisht të huaja, në Republikën e Maqedonisë. Në tre vitet e fundit lidhëm pothuajse 107 marrëveshje për koncesione për eksploatimin e lëndëve të para minerale edhe atë në vitin 2011, 15 koncesione, në vitin 2012 40 koncesione dhe në vitin 2013, 52 koncesione. Koncesionet të cilat janë ndarë në këtë periudhë janë kryesisht për lëndë të para minerale jometalike, termominerale dhe ujëra minerale, gurrë dekorues dhe lëndë të para minerale metalike. Në Republikën e Maqedonisë deri tani gjithsej janë ndarë 328 koncesione për eksploatimin e lëndëve të para minerale.

Gjatë periudhës së njëjtë lidhëm 116 marrëveshje për koncesione për hulumtime të hollësishme gjeologjike, edhe atë 40 në vitin 2011 dhe nga 38 në vitin 2012 dhe vitin 2013, prej të cilave më së shumti janë dedikuar për lëndët e para minerale jometalike edhe atë në 76 lokacione.

Në bazë të kompensimit koncesional në vitin 2011 janë paguar 470.072.680 denarë, ndërsa në vitin 2012 475.191.547 denarë. Deri në këtë periudhë këtë vit gjithsej janë paguar mjete në vlerë prej 345.776.874 denarë, prej të cilëve 78 për qind apo 269.705.916 denarë janë të ardhura në komunat, ndërsa 22 për qind apo 76.070.912 denarë janë të ardhura në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Do të thotë, që komuna në territorin e të cilave kryhet eksploatimi i lëndëve të para minerale kanë të ardhura të mëdha në bazë të pagesës së kompensimit koncesional, posaçërisht ata të cilët kanë miniera për eksploatimin e lëndëve të para minerale metalike.

Nga aspekti ekonomik, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, në prodhimtarinë industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrën e gurit shënon rritje prej 6,7 për qind, që tregon shkallë të vazhdueshme pozitive të rritjes së prodhimtarisë, për këtë shkak është një ndër sektorët udhëheqës nga prodhimtaria industriale dhe me pjesëmarrje prej 15 për qind në bruto prodhimin vendor.

Deri ku janë tenderët e paralajmëruar më atraktivë – Stogovë, Tajmishte, Ilovicë,… dhe kur pritet realizimi i tyre?

Për lokalitetin “Stogovë”, Qeveria ka lidhur marrëveshje për koncesion të eksploatimit të lëndëve të para minerale- magan me shoqërimin e “Lidhjeve të legurëve të Shkupit” nga Shkupi. Me eksploatimin e lëndëve të para minerale dhe nxjerrjen e punëve të minierave mund të fillohet prej se koncesioneri do të marrë leje për eksploatim. Koncesioneri ndërkohë duhet të përgatisë dokumentacion projektues dhe të parashtrojë kërkesë për marrjen e lejes për eksploatimin në afat prej katër viteve, ndërsa pas marrjes së lejes, në afat prej tre viteve të fillojë me punë. Megjithatë ky koncesion është i vlefshëm veçanërisht për komunat Debarcë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë, të cilat marrin nga 78 për qind të kompensimit të koncesionit.

Sa për minierën Tajmishte në komunën e Zajazit, këto ditë u shpall thirrje publike për eksploatim të lëndëve të para minerale – hekur, i cili do të zgjasë deri më 18 dhjetor, ndërsa veçmë ditën e ardhshme veçmë është caktuar dhënie elektronike. Kushtet për fillimin e punës janë sipas ligjit.

Kohë më parë në atë rajon kemi pasur një investim shumë të suksesshëm, dhe atë kroat, në pjesën e lëndëve të para minerale, ujë nëntokësor në lokalitetin e fshatit Gari, në komunën e Dibrës. Shoqëria Mali Loshinj, si pjesë e investimit të paralajmëruar prej 6.000.000 euro e filloi ndërtimin e fabrikës për ujë mineral, në të cilën janë paralajmëruar rreth 70 punësime të reja.

Ajo që ka të bëjë sërish, deri te lokaliteti Ilovica, kompania kanadeze “Euromaks”, e specializuar për hulumtimin e lëndëve të para minerale, përmes kompanisë së saj të regjistruar në Maqedoni kohë më të gjatë e hulumton lokalitetin në komunën e Bosilovës. Në korrik të vitit të kaluar kjo kompani ka lidhur marrëveshje me Qeverinë për koncesionin e eksploatimit të bakrit dhe arit në lokalitetin Ilovica dhe prej atëherë në mënyrë praktike filluan aktivitetet për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe përgatitjen e terrenit për marrjen e lejes së eksploatimit. Sipas dispozitave ligjore, koncesioneri ka afat brenda korrikut të vitit 2016 të dorëzojë dokumentacionin e tërësishëm teknik për marrjen e lejes për eksploatim, që përfshin përpunimin e projektit kryesor të minierave, i cili do ta parashikojë të gjithë procesin e eksploatimit dhe përpunimit të lëndëve të para minerale. Pas marrjes së lejes për aksploatim, koncesioneri ka afat në tre vitet e ardhshme në tërësi t’i përfundojë të gjitha punët e parashikuara të fillojë me eksploatimin, edhe pse pritet më shpejt të përfundojnë të gjitha përgatitjet, përkatësisht të fillojë me punë në pesë vitet e ardhshme.

Ky investim nuk është i vlefshëm, vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë shtetin. Fillimi me eksploatimin e këtij lokaliteti madje prej vetë fillimit pozitivisht do të pasqyrohet në buxhet. Pritet me ndërtimin e minierës Ilovica të investohen rreth 500 milion dollarë, ndërsa në të gjithë procesin e punës të angazhohen mbi 500 punëtorë, prej të cilëve shumica do të jenë nga profesionet profesionale nga fusha e gjeologjisë dhe minierës.

A jeni në përgjithësi të kënaqur nga hyrja e investimeve të huaja në vend dhe cilat janë pritjet për vitin e ardshëm në këtë segment?

Është fakt se investimet e huaja direkte kanë prioritet në aktivitetet e Qeverisë dhe kjo nga disa aspekte: sigurmi i derdhjes së kaptialit pa kamatë, futja e tekonolgjisë së re, kultrura dhe menaxhimi në kompani, rritja e konkurrencës në ekonomi, rritja e eksportit etj.

Gjatë kësaj krize të fortë ekonomike, siç është ajo aktuale, nuk ishte reale që të pritej se investitorët e huaj do të vendosnin më intensivisht të investojnë mjetet e tyre në rajon siç është ai evropian dhe veçanërisht ai ballkanik të cilat ballafaqohen me veprimin e krizës. Megjithatë me kënaqësi do të theksoj se përpjekjet e Qeverisë kanë dhënë fryte. Në tetë muajt e parë të vitit në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë 153 milionë ero, që është për 53 milionë euro më shumë se tërë vitin 2012. Nëse deri në fund realizohen tashmë investimet e paralajmëruara preliminare prej investitorëve të caktuar, mund të pritet se deri në fund të këtij viti investimet direkte të huaja do të arrjnë nga 200 deri në 250 milionë euro.

Tashmë, vitin e ardhshëm pritet përjetësim në ekonominë botërore, ndërsa në këto korniza edhe në atë evropiane. Pritjet tona janë që deri në vitin 2014 do të mund të kemi akoma hyrje të investimeve të huaja.

Edhe raportet ndërkombëtare tregojnë se Republika e Maqedonisë çdo vit përparon në vlerësimin. Edhe rezultatet e Raportit më rë ri të “Duing Biznis”, treguan se sërish ngjitemi në vijën e sipërme të vendeve që janë lëndë tëe observimit nga aspekti i kushteve që ato ofrojnë në biznes subjektet për fillimin dhe menaxhimin e biznesit, që vetëm e konfirmon përcaktimin e tërësisshëm të reformave të Qeverisë. Doemethënë, në krijimin e poltikave, me masat dhe rregullativat tashmë jemi në rrugën e duhur, mbetet që më aktivisht të punojnë në harmonizimin e rregullativës me cilësinë e implementimit të saj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *