Home / Sport / Seedorf: Dëshiroj të bëhem trajneri më i mirë në botë

Seedorf: Dëshiroj të bëhem trajneri më i mirë në botë

“Së shpejti do të bëhem trajner dhe dua të shndërrohem në teknikun më të mirë në botë, duke nisur nga zero e duke ndërtuar një karrierë. Cili është modeli im? Phil Jackson edhe pse nuk ka asnjë të përbashkët me futbollin”, thot Seedorf.

E ardhmja e Allegrit në krye të stolit të Milanit mesa duket ka mbërritur në fotofinish. Clarence Seedorf nga Brazili duket se ka lëshuar sinjale të qarta se do të jetë pikërisht ai trajneri i ri i kuqezinjve, aq sa ka pranuar se është pranë fillimit të një karriere të re:

“Së shpejti do të bëhem trajner dhe dua të shndërrohem në teknikun më të mirë në botë, duke nisur nga zero e duke ndërtuar një karrierë. Cili është modeli im? Phil Jackson edhe pse nuk ka asnjë të përbashkët me futbollin”.

Madje Seedorf pranoi se në prag të marrjes së detyrës së re ka lënë dhe një takim me ish-trajnerin e Lakers dhe Bulls:

“Kam një takim me të, pranoi kërkesën time për të më takuar e për të më folur”.

Seedorf gjithashtu u shpreh i bindur se i ka prirjet e duhura për të drejtuar një skuadër, duke ftuar Berlusconin që ta zyrtarizojë tashmë në krye të Milanit, pas rezultateve zhgënjyese të Allegrit. Ndërkohë që vetë kuqezinjtë janë nisur drejt Amsterdamit të shoqëruar nga Barbara Berlusconi ndërsa Adriano Galliani nuk ka udhëtuar me skuadrën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *