Home / Lajme / Maqedoni / SEGA: Zvogëlohet numri i të rinjve të cilët kërkojnë punë (VIDEO)

SEGA: Zvogëlohet numri i të rinjve të cilët kërkojnë punë (VIDEO)

14 nëntor – Në vitin 2012 u soll Plani nacional i akcizës për punësim të të rinjve i cili ofron politika për edukim më të mirë dhe rritje të llojeve të ndryshme dhe llojllojshmërive të trajnimeve, me theks në reformën e planeve mësimore për arsim profesional me qëllim që të përfshihen aftësitë joprofesionale dhe mësimi i bazuar në punë.

Është zvogëluar numri i të rinjve të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë, ndërsa edhe shkalla e papunësisë te personat e moshës prej 15 deri në 24 vjet pothuajse është dyfish më e lartë nga ajo te të rriturit, tregojnë hulumtimet e zbatuara nga ana e Koalicionit të organizatave për të rinj-SEGA.Sipas rezultateve të hulumtimit, mbi 90 për qind e të rinjve nuk janë të interesuar dhe nuk i shfrytëzojnë masat të cilat janë të orientuara ndaj punësimit të tyre më të shpejtë, ndërsa arsyet për këtë janë besimi se do të gjejnë punë përderisa kanë lidhje fisnore-miqësore dhe informim jo të mjaftueshëm për masat për punësim të cilat janë të dedikuara për ta.”Demotivimi i të rinjve mund të shpejtohet në atë që për qindja më e madhe e tyre besojnë se së shpejti do të gjejnë punë përderisa kanë lidhje fisnore-miqësore dhe shumë pak besojnë në institucionet dhe programet. Gjithashtu të rinjtë nuk janë mjaftë të informuar për programet dhe masat të cilat janë të orientuara ndaj tyre”, deklaroi Zoran Ilievski, drejtor ekzekutiv i koalicionit SEGA.Ai konsideron se që të sigurohet punësim më i shpejtë dhe i mirë i të rinjve është i nevojshëm informim më i madh i të rinjve, krijim i masave të nevojshme dhe lidhshmëri në tregun e punës me sistem arsimor.Nga koalicioni rekomandojnë që të zbatohen edhe masat shtesë për zbatimin e vullnetarizmit dhe të rritet vëllimi i masave aktive për punë praktike.Në vitin 2012 u soll Plani nacional i akcizës për punësim të të rinjve i cili ofron politika për edukim më të mirë dhe rritje të llojeve të ndryshme dhe llojllojshmërive të trajnimeve, me theks në reformën e planeve mësimore për arsim profesional me qëllim që të përfshihen aftësitë joprofesionale dhe mësimi i bazuar në punë.Përfaqësues të koalicionit sot së bashku me kompetentët nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për punësim në BE Info Qendër debatojnë se si të rritet numri i njerëzve të rinj të cilët do të punësohen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *