Home / Lajme / Maqedoni / Sëmundjet kërcënuese në Maqedoni

Sëmundjet kërcënuese në Maqedoni

12 nëntor-Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që të bëhen përpjekje maksimale për të ndërhyrë në zbutjen e përhapjes së këtyre sëmundjeve.Ndërsa, shqetësimi më i madh është për rritjen e numrit të të rinjve që ndërrojnë jetë si pasojë e këtyre sëmundjeve

Rreth 80 për qind e personave vitin e kaluar kanë vdekur për shkaqe të sëmundjeve kardiovaskulare apo sëmundjeve të frymëmarrjes në Maqedoni.

Sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes, kanceri dhe diabeti janë sëmundjet më të shpeshta që po rrisin vdekshmërinë në Maqedoni.

Sipas një studimi të Forumit Ekonomik Botëror, vitin e kaluar mbi 78 për qind e personave kanë ndërruar jetë si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Mbi 30 për qind nga të vdekurit janë nën moshën 60 vjeç.

Sipas FEB, këto katër sëmundje janë kërcënimi më i madh për zhvillimin ekonomik.

Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë 59,2 për qind të rasteve të vdekjes, ndërsa kanceri rreth 18 për qind.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që të bëhen përpjekje maksimale për të ndërhyrë në zbutjen e përhapjes së këtyre sëmundjeve.

Ndërsa, shqetësimi më i madh është për rritjen e numrit të të rinjve që ndërrojnë jetë si pasojë e këtyre sëmundjeve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *