Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-ja përpiqet për zgjidhje mes Maqedonisë dhe Greqisë

SHBA-ja përpiqet për zgjidhje mes Maqedonisë dhe Greqisë

26 nëntor- Mundësitë para Maqedonisë janë të mëdha, të lëvizë drejt Bashkimit Evropian dhe varësisht çfarë janë normat private, të mund të bëhet anëtare e NATO-s pothuajse menjëherë sapo të gjendet zgjidhje për emrin. Kjo do të duhet t’i motivojë udhëheqësit politikë në Maqedoni që të bëjnë çka munden që të gjendet zgjidhje, ndërsa në të njëjtën kohë, duhet edhe të punohet edhe në Greqi”, deklaroi Xhonatan Mur.

SHBA-ja mbetet mbështetëse aktive në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe bën tifo që të vihet deri te kjo. Por, mbetet që Maqedonia dhe Greqia të vendosin çka është e pranueshme për ata, deklaroi Xhonatan Mur, drejtor në Zyrën për Ballkan në Departamentin amerikan të Shtetit.

“E njohim situatën në Maqedoni, në të cilën u përqendrua edhe zëvendës-sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Ne e mbështesim akoma fuqishëm procesin e Methju Nimicit, i cili zgjat me të vërtetë kohë të gjatë. Anojmë që të gjendet marrëveshje dhe absolutisht do të doja të shohim zgjidhje për kontestin për emrin mes Athinës dhe Shkupit, por duhet të konkludojmë se vetëm të dy palët mund të zgjedhin çka është adekuate për njërën ose për palën tjetër. Mundësitë para Maqedonisë janë të mëdha, të lëvizë drejt Bashkimit Evropian dhe varësisht çfarë janë normat private, të mund të bëhet anëtare e NATO-s pothuajse menjëherë sapo të gjendet zgjidhje për emrin. Kjo do të duhet t’i motivojë udhëheqësit politikë në Maqedoni që të bëjnë çka munden që të gjendet zgjidhje, ndërsa në të njëjtën kohë, duhet edhe të punohet edhe në Greqi”, deklaroi Xhonatan Mur.

Formulimi identik se SHBA-ja anon që dy vendet të gjejnë zgjidhje për kontestin me emrin, paradokohe e përdori edhe Viktoria Nuland, zëvendës-sekretare e Shtetit e angazhuar për Evropën, në paraqitjen e saj të parë të prioriteteve në mandat.

Xhonata Mur është pyetur edhe nëse SHBA-ja nuk mund të kryejë presion në NATO, institucion në të cilin ka shumë më shumë ndikim në krahasim me Bashkimin Evropian, për Maqedoninë pse nëse ka pajtueshmëri me Greqinë, të paktën për Malin e Zi.

Kurt Basiner, ekspert për Ballkanin me bazë në Sarajevë, shtoi se nuk ka dëshmi se Gjermania e shfrytëzon ndikimin e saj mbi falimentimin e Greqisë që të zgjidhet ky kontest.

Duke folur për gjendjen në Ballkan, si ato krahasohen me problemet botërore dhe zvogëlimin e angazhimit të drejtpërdrejtë amerikan në rajon, Majkëll Haltzel, profesor i Universitetit Xhons Hopkins, theksoi se Ballkani tani më është rajon me interes të shkallës së dytë.

Duke aluduar në kontestin për emrin, Basinger theksoi se është shumë e rëndësishme nisma e Britanisë që një pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë obligimi i vendit, e cila e para do të avancohet drejt Bashkimit Evropian, me siguri Serbia, të mos e pengojë progresin e shtetit tjetër në kontest.

Haki Abazi, nga fondacioni Rokfeler, ish-drejtor i Institutit Lindje-Perëndim për financierin Xhorxh Soros, në fjalimin e tij e akuzoi Maqedoninë se nuk i plotëson kushtet për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *