Home / Lajme / Maqedoni / Shefi i SHM-së Goranço Koteski e vizitoi garnizonin në Tetovë

Shefi i SHM-së Goranço Koteski e vizitoi garnizonin në Tetovë

12 nëntor-Gjatë vizitës në kazermën “Kuzman Josifovski-Pitu”, janë shqyrtuar kapacitetet e saj, funksionaliteti dhe kushtet për jetë dhe punë në të, ku është konstatuar se pjesëtarët e ARM-së kanë kushte për kryerje normale të detyrave. Vizita është shfrytëzuar edhe për realizimin e kontrollit në kryerjen e rregullt të detyrave dhe trajnimit të pjesëtarëve të ARM-së të cilët gjenden në garnizonin Tetovë, qëndron në kumtesë.

Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, sot e vizitoi garnizonin Tetovë. Vizita në kazermën “Kuzman Josifovski-Pitu” është në kuadër të planit për vizita në garnizonet e ARM-së, që filloi të realizohet muajin e kaluar, me vizitë të Komandës së përbashkët operative (KPO) në garnizonin Kumanovë dhe garnizonet Shtip dhe Prilep, kumtuan nga SHM-ja.

Siç kumtoi SHM-ja, Koteski i ka informuar pjesëtarët e ARM-së për kryerjen e detyrave, planet e ardhshme dhe gjendjen aktuale në ARM.

Gjatë vizitës në kazermën “Kuzman Josifovski-Pitu”, janë shqyrtuar kapacitetet e saj, funksionaliteti dhe kushtet për jetë dhe punë në të, ku është konstatuar se pjesëtarët e ARM-së kanë kushte për kryerje normale të detyrave. Vizita është shfrytëzuar edhe për realizimin e kontrollit në kryerjen e rregullt të detyrave dhe trajnimit të pjesëtarëve të ARM-së të cilët gjenden në garnizonin Tetovë, qëndron në kumtesë.

Në kazermën “Kuzman Josifovski-Pitu” në Tetovë është locuar batalioni i tretë i mekanizuar i këmbësorisë, i cili është njësi nënshtruese e brigadës së parë të mekanizuar, së bashku me njësinë për mbështetje logjistike

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *