Home / Sport / Shkëndija dhe Renova barazojnë pa gola

Shkëndija dhe Renova barazojnë pa gola

Edhe pse të dyja ekipet luajtëm më futbollistë që kanë patur më pak minutazhë në ndeshjet e fundit kampionale, nuk ka munguar loja cilësore dhe rastet para portave respektive.

Ndeshja miqësore ndërmjet skuadrës së Shkëndijës dhe asaj të Renovës e zhvilluar të martën në stadiumin në fshatin Jegunovcë të Tetovës është mbyllur me barazim pa gola. Edhe pse të dyja ekipet luajtëm më futbollistë që kanë patur më pak minutazhë në ndeshjet e fundit kampionale, nuk ka munguar loja cilësore dhe rastet para portave respektive. Të dyja ekipet kanë patur disa raste të mira për të shënuar, ndërsa falë jo-efikasitetit në sulm dhe intervenimeve të mira të portierëve në fund rrjetat kanë mbetur të paprekura. Nga tabori i Shkëndijës janë shprehur të kënaqur nga kjo kontrolluese ku shpresat e klubit kanë treguar se janë ardhmëri e sigurtë e skuadrës ‘kuqezi’, ndërsa po me impresione pozitive kanë dalë edhe nga tabori i Renovës. Trajneri i Shkëndijës, Gjore Jovanovski, ndeshjen në fjalë e nisi me këtë formacion: Velii, Ziberi, Abazai, Saiti, Alili, Ismaili, Aliu, Zeqiri, Shabani, Nurishi dhe Xhemailim, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe: Nuhii, Asani, Topre, Saliu. E ndërkohë trajneri i Renovës luajti me këtë njëmbëdhjetëshe: Abduli, Mishkovski, Asani, Simovski, Velia, Abazi, Idrizi, Imeri, Ramadani, Miran, Skenderi. Në pjesën e dytë në lojë hynë edhe Zendeli, Shaqiri, Jusufi, Bajrami dhe i riu Elfat. Pas kësaj ndeshje skuadrat vazhdojnë përgatitjet për sfidat e tyre që i presin në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Shkëndija në Tetovë përballet me Gostivarin, ndërsa Renova do të jetë mysafire e Makedonija Gj.P.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *