Home / Sport / Shkëndija e pamëshirshme ndaj Probishtipit

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Probishtipit

10 Nentor … Tetovarët ka mundur në fushë të saj Probishtipin me rezultat të pastër 3:0, në sete 25-11, 25-22 dhe 25-22.

Të shtunën në Probishtip, volejbollistë e Shkëndijës kanë shënuar fitoren e tretë në këtë pjesë të kampionatit, ku deri më tani janë luajtur katër xhiro.

Tetovarët ka mundur në fushë të saj Probishtipin me rezultat të pastër 3:0, në sete 25-11, 25-22 dhe 25-22.

Rezultati i setit të parë tregon qartë se Shkëndija tregoi se sa në të vërtetë është e fortë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të marrin vetëm 11 pikë. Ndërsa në setin e dytë dhe të tretë duke luajtur më të relaksuar, diferenca ishte vetë 3 pikë, 25-22.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe tre pikët e fituara por jo edhe nga angazhimin e lojtarëve në setin e dytë dhe të tretë. Besoj se në ndeshjen e radhës angazhimi do jetë më serioz”, ka thënë trajneri Durim Luma pas ndeshjes me Probishtipin.

Ekipi i Shkëndijës në këtë ndeshje ka luajtur me formacionin: Gjorgjevski, Ajeti, Kurtishi, Memedi, Luma, Hamza, Vela, Dimkovski dhe Nebiu.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *