Home / Sport / Shkëndija me shikim kah Bregallnica

Shkëndija me shikim kah Bregallnica

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vlerën e përballjes së rradhës me Bregallnicën dhe dijmë mirë se çka sjell ajo ndeshje. Shumë është e rëndësishme për klubin nëse kalon në gjysmëfinale dhe ne jemi të bindur për të realizuar një gjë të tillë. Rezultati nga ndeshja e parë nuk është i keq, ndërsa ne besojmë në potencialin që kemi si ekip. Përgatitemi mirë, shpresoj që edhe futbollistët e lënduar të kthehen në kohë dhe të mërkurën të gjithë së bashku, me ndihmën e madhe të publikut tonë të arrijmë një fitore e cila do na hapë rrugën drejt vazhdimit të garave në Kupën e Maqedonisë”, shprehet mesfushori i krahut i KF Shkëndija, Bunjamin Shabani.

Në taborin e Shkëndijës së Tetovës gjithçka është orientuar kah sifda e të mërkurës së ardhshme, kur në stadiumin e qytetit në Tetovë zhvillohet ndeshja e kthimit e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Bregallnicës. Skuadra nga Shtipi fitoi 2:1 takimin e parë në teren të vet dhe tani me epërsi minimale udhëton drejt Tetovës, ku skuadra vendase kërkon përmbysje. Humbja minimale me gol të shënuar cilësohet rezultat i favorshëm për ekipin ‘kuqezi’ dhe tani është duke u punuar me intenzitet maksimal për ndeshjen e kthimit ku edhe fitorja minimale 1:0 Shkëndijën e çon në gjysmëfinale. Për këtë arsye kjo përballje ka vlerë jashtëzakonisht të madhe për ekipin tetovar, pasi me avansim eventual në Kupën e Maqedonisë, skuadra do mbetej në garë për sigurimin e pjesëmarjes në Kupat Evropiane. Fitorja bindëse me rezultat 4:0 në takimin e fundit me Gostivarin ka ngritur disponimin në rradhët e ekipit dhe tani me atmosferë pozitive janë duke u zhvilluar përgatitjet për takimin e të mërkurës. Skuadra pas dy ditëve të lira, nga e mërkura zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa me këtë rritëm do të vazhdojë edhe në fundjavë, me atë që të premten futbollistët do kenë ditë të lirë. “Besoni se për momentin atmosfera është në nivelin më të lartë të mundshëm në këto tre-katër muaj që jemi së bashku me këtë formacion të ri. Ndjejmë se rritemi si ekip, forma e skuadrës mer një kahje të ngritjes së vazhdueshme dhe kjo na jep optimizëm para sfidave të rradhës”, shprehet mesfushori i krahut i KF Shkëndija, Bunjamin Shabani, i cili vijon: “Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vlerën e përballjes së rradhës me Bregallnicën dhe dijmë mirë se çka sjell ajo ndeshje. Shumë është e rëndësishme për klubin nëse kalon në gjysmëfinale dhe ne jemi të bindur për të realizuar një gjë të tillë. Rezultati nga ndeshja e parë nuk është i keq, ndërsa ne besojmë në potencialin që kemi si ekip. Përgatitemi mirë, shpresoj që edhe futbollistët e lënduar të kthehen në kohë dhe të mërkurën të gjithë së bashku, me ndihmën e madhe të publikut tonë të arrijmë një fitore e cila do na hapë rrugën drejt vazhdimit të garave në Kupën e Maqedonisë. Besoj se këtë vit duhet të bëjmë atë që lëshuam nga dora vitin e shkuar. Por së pari të koncentrohemi të kalojmë Bregallnicën”, përfundoi Shabani, i cili pas lëndimit që kishte duket se ngadalë kthet në rritëm dhe gjen formën e tij optimale. Ndryshe në seancat stërvitore të Shkëndijës prej të ejnten pasdite është kthyer Nderim Nexhipi, që fillimisht punon me intenzitet më të ulët, ndërsa jashta procesit stërvitor mbeten Maznov, Selmani dhe Aliji. Goran Maznov edhe pse filloi me stërvitje para një jave duket se ka komplikim të lëndimit dhe inçizimet shtesë do të tregojnë për gjendjen e dëmtimit të tij. Jasir Selmani gjithashtu u rrikthy por ka marë disa ditë pushim nga stafit teknik për të qenë i gatshëm deri të mërkurën, ndërsa Burhan Aliji vazhdon të ndjekë terapi për rehabilitim pas dëmtimit të pësuar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *