Home / Sport / Shkëndija me të rrinjtë në ‘Kupa Pavarësia 2013’

Shkëndija me të rrinjtë në ‘Kupa Pavarësia 2013’

Drejtuesit e klubit kishin vënë në dyshim pjesëmarjen në këtë turne për shkak të angazhimeve që ka skuadra në kampionatin vendor. Mirëpo në fund është vendosur që Shkëndija të përfaqësohet në Shqipëri, mirëpo me një formacion të kombinuar ku dominojnë futbollistë të rrinjë.

Drejtuesit e Shkëndijës në marëveshje të ngushtë me stafin teknik, megjithatë kanë pranuar ftesën që të marrin pjesë në turneun mbarëkombëtar ‘Kupa Pavarësia 2013’, që çdo vit zhvillohet në Vlorë me rastin e ditës së flamurit kombëtar. Drejtuesit e klubit kishin vënë në dyshim pjesëmarjen në këtë turne për shkak të angazhimeve që ka skuadra në kampionatin vendor. Shkëndija të mërkurën luan me Napredokun, ndërsa në fudjavë takohet me Pelisterin, në dy takime jashtëzakonisht të rëndësishme për ecurinë e ekipit. Mirëpo në fund është vendosur që Shkëndija të përfaqësohet në Shqipëri, mirëpo me një formacion të kombinuar ku dominojnë futbollistë të rrinjë. Ekipi do udhëhiqet nga trajneri i të rrinjëve, Ejup Sulejmani, ndërsa në skuadër do të jenë Ilir Xhemaili, Kushtrim Alili dhe Muhamed Ziberi që ishin pjesë e ekipit të parë në dy ndeshjet e fundit me Bregallnicën dhe Rabotniçkin, si dhe tjerë futbollistë që tani më një kohë ushtrojnë në skuadrën e parë. Pjesa tjetër janë juniorë dhe lojtarë nga të cilët pritet shumë në të ardhmne. “Përkundër angazhimeve që kemi në kampionatin vendor, kemi vendosur që të respektojmë ftesën e organizatorëve. Pasi që kemi dy ndeshje të rëndësishme në kampionat, drejt Vlorës udhëtojmë me ekip të kombinuar, ku dominojnë futbollistë të rrinjë, por kualitativ dhe që një pjesë e mirë e tyre tani më një kohë punojnë me ekipin e parë. Ejup Sulejmani do të drejtojë skuadrën, e cila përkundër faktit se do jetë e re, gjithsesi se do të tentojë të tregojë vlera dhe cilësi”, deklaroi ndihmës trajneri i Duros, Husein Kadriu, njëherit koordinator i grupmoshave të Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ tani më vite me rradhë janë pjesë e këtij turneu tradicional, ndërsa janë fitues aktual dhe do mbeten të shkruar në historikun e këtij turneu si ekipi që fitoi trofeun në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shkëndija vitin a kaluar fitoi trofeun pasi mundi Tiranën dhe Prishtinën me penalti. Nisja drejt Shqipërisë do të jetë të mërkurën në mesditë, ndërsa turneu do të zhvillohet të ejnten. Përveç Shëndijës, pritet të marrin pjesë edhe Flamurtari, Laçi, Prishtina dhe Otranto nga Mali i Zi.

Shkëndija në Vlorë do të prezantohet me këta futbollistë:
Besir Nuhiu, Muhamer Ismaili, Valon Abazi, Muhamed Ziberi, Ylber Luma, Shpend Asani, Kushtrim Alili, Ilir Xhemaili, Florent Saliu, Enur Totre, Ersin Fetahi, Islam Imeri, Durim Saiti, Elvir Nurishi, Zija Merxhani, Festim Abdullai, Amir Zendeli.

KF Shkendija

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *