Home / Sport / Shkëndija në krizë të thellë pëson debakël në Shkup 5-0 (VIDEO)

Shkëndija në krizë të thellë pëson debakël në Shkup 5-0 (VIDEO)

23 nëntor – Ishte kjo loja më e dobët e klubit tetovar gjatë gjithë sezonit vjeshtor që tani Shkëndinë e rendit në pjesën e fundit të tabelës si një ndër ekipet e cila po mbajti këtë rezultat deri në fund të sezonit do të kalojë në ligën e dytë futbollistike të Maqedonisë.

Sot Shkëndija e Tetovës pësoi debakël duke humbur nga Rabotniçki në Shkup me rezultatin përfundimtar 5-0. Ishte kjo loja më e dobët e klubit tetovar gjatë gjithë sezonit vjeshtor që tani Shkëndinë e rendit në pjesën e fundit të tabelës si një ndër ekipet e cila po mbajti këtë rezultat deri në fund të sezonit do të kalojë në ligën e dytë
futbollistike të Maqedonisë.
Tre golat për ekipin e Rabotniçkit në pjesën e parë i shënoi Vellovski, kurse në pjesën e dytë shënuan Manveski dhe Sulejmanov.
Nesër zhvillohet takimet e tjera dhe do të ndeshen Bregallnica Vardari, Gostivari – Napredoku, Metalurgu me Pelisterin dhe Renova do të jetë nikoqire e Euro Millk kurse në Strumicë do të luajnë Turnova me ekipin Makedonija Gjorçe Petrov. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 13.00.( U.H)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *