Home / Sport / Shkëndija optimiste para Bregallnicës

Shkëndija optimiste para Bregallnicës

“Mendojmë vetëm për fitore dhe asgjë tjetër. Vlerësojmë maksimalisht Bregallnicën, mirëpo ne besojmë se mund t’ia dalim me sukses për të përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë. Të vetëdijshëm se çka sjell kjo përballje, jemi të gatshëm të japim edhe atomin e fundit të forcave tona”, janë shprehur njëzëri futbollistët e Shkëndijës për rrjetet e skuadrës tetovare.

Një ditë para përballjes së kthimit me Bregallnicën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, në taborin e Shkëndijës së Tetovës mbizotron atmosferë pozitive. Futbollistët punojnë me intenzitet maksimal dhe besojnë fuqishëm se janë të denjë për të përmbysur rezultatin nga humbja 2:1 në ndeshjen e parë në Shtip. Në një prononcim për kanalet e klubit, futbollistët ‘kuqezi’ folin me tone optimiste në lidhje me takimin e të mërkurës. “Mendojmë vetëm për fitore dhe asgjë tjetër. Vlerësojmë maksimalisht Bregallnicën, mirëpo ne besojmë se mund t’ia dalim me sukses për të përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë. Të vetëdijshëm se çka sjell kjo përballje, jemi të gatshëm të japim edhe atomin e fundit të forcave tona”, janë shprehur njëzëri futbollistët e Shkëndijës për rrjetet e skuadrës tetovare. E ndërkohë hendikep për ‘kuqezinjtë’ tetovarë do të jetë mungesa e katër futbollistëve standard, të cilët humbin këtë ndeshje për shkak të dëmtimeve. Trajneri Gjore Jovanovski ka konfirmuar se përfundimisht nuk do llogarisë në shërbimet e Nderim Nexhipit, Goran Maznovit, Jasir Selmanit dhe Burhan Alijit, ndërsa sulmuesi Burhan Emrullai që u ankua në lëndim pasditen e të dielës, me shumë gjasa do jetë i gatshëm për lojë. “Mungesat normal që na penalizojnë, mirëpo ne duhet të koncentrohemi në lojë, e jo në atë se kush do luajë dhe kush jo. Na pret detyrë e vështirë, pasi dijmë mirë kualitetet e Bregallnicës, mirëpo jemi të bindur se mund të kalojmë më tej. Përveç se duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë për 90-të minuta, mendoj se krahas zemrës do të duhet të luajmë me kokë. Këtë e them për arsyen se ekipi nuk duhet të sulmojë me çdo kusht dhe i pamatur, përkundrazi, të presim rastin tonë dhe ta shfrytëzojmë edhe mundësinë më të vogël. Unë jam optimist dhe me mbështetjen e publikut besoj në kualifikim në gjysmëfinale”, është shprehur shefi i stafit teknik i KF Shëkndija, Gjore Jovanovski.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *