Home / Sport / Shkëndija prezantoi fanellat e reja

Shkëndija prezantoi fanellat e reja

Përmes një foto-sesioni publikut për së afërmi i prezantohen fanellat e reja, të cilat futbollistët do t’i mbajnë që nga ndeshja e të mërkurës kundër Bregallnicës.

Futbollistët e Shkëndijës nga ndeshja e rradhës do të kenë pamje të re, pasi që ekipi do të paraqitet me fanellat e reja sportive. Duke i kushtuar kujdes të veçantë përzgjedhjes së dukjes së ekipit, për futbollistët janë përgatitur komplet veshje të reja nga brendi i mirënjohur botëror ‘Nike’. Përmes një foto-sesioni publikut për së afërmi i prezantohen fanellat e reja, të cilat futbollistët do t’i mbajnë që nga ndeshja e të mërkurës kundër Bregallnicës. Fanella e re është me ngjyrat tradicionale ‘kuqezi’, dhe duke u bazuar ne standardet e ekipeve të njohura evropiane logoja e klubit është e qepur në anën e majtë të krahërorit. Në anën e përparme të fanellës qëndron emri i sponsorit ‘Ecolog’, ndërsa në anën e pasme mbi numrin qëndron emri i klubit. Të poshtmet do jenë me ngjyrë të zezë, në anën e majtë të përparme do kenë numrin, ndërsa në anën e djathtë njëjtë si fanella, qëndron logoja e qepur e klubit. Kombinim i bukur që kthen Shkëndijën në fanellat e saj tradicionale me rrathë kuqezi, me kualitet dhe dizajn të shkëlqyeshëm dhe që pritet të pëlqehet nga publiku. Përveç fanellava të reja për ndeshje, futbollistët janë të pajisur me komplet tuta për seanca stërvitore, veshje për udhëtim dhe të gjitha pajisjet tjera. Më shumë detaje rreth veshjeve të reja mund të mësoni në fotografitë e bashkangjitura.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *