Home / Sport / Shkëndija “shkel” Gostivarin, dëmtohet Renova

Shkëndija “shkel” Gostivarin, dëmtohet Renova

Ekipi i Shkëndisë ka shënuar fitore në derbin shqiptar kundër Gostivarit, duke e mposhtur me rezultat 4-0. Nga ana tjetër skuadra e Renovës ka pësuar disfatë nga ekipi i Makedonija GJ.P me rezultat minimal 2:1.

Java e 15 kaloi në dominim të skuadrave vendase, të cilat shënuan fitore në 4 nga 6 sfidat e zhvilluara. Në derbin e zhvilluar në Ohër, Vardari dhe Horizont Turnova u ndan në paqe, pran rezultatit 1-1. Vendasit hapën rezultatin përmes Grozdanovskit në pjesën e parë, ndërsa mysafirët nga Turnova u përgjigjën në pjesën e dytë, kur Muzafer Ejupi barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 84. Shkëndija me rezultat bindës 4-0 mundi Gostivari dhe dëshmoi se është e harruar disfata nga Metalurgu. Në këtë përballje në qendër të vëmendjes ishte Pollozhani, i cili shënoi 2 gola, ndërsa Bajrami e Emërllahu shënuan nga një gol. Në Shkup, skuadra e Euromilkut po dëshmon se është në formë të mirë dhe falë golit të shënuar nga Pandovski mundi Rabotniçkin. Renova pësoi disfatë 1-2 në lagjen ‘Gjorçe Petrov’ edhe pse gjërat në terrenin e gjelbër mund të kishin një drejtim tjetër. Pas pjesës së parë pa gola, Makedonija avancoi me golat Stojkovit dhe Ademit, që të zgjojë skuadrën mysafire, e cila filloi të luajë ashtu siç di. Mirëpo mysafirët nga Xhepçishti kanë se çka të ankohen nga arbitri kryesor Spirkovski, i cili bëri disa gabime kardinale. Më e madhe ishte momenti i shënimit të golit të dytë për vendasit, pasi që më parë në anën tjetër, pas goditjes së Nuhiut në zonën e rrezikut me dorë luajti mbrojtësi vendas Ramadani. Arbitri nuk referoi asgjë, ndërsa në kundërsulm, vendasit shënuan golin e dytë. Renova u kthye në lojë në minutën e 80, pas ekzekutimit të goditjes së lirë të Eminit, Musliu ishte më afër për të dërguar topin në rrjetën e Makedonija Gj.P. Dhe kur Renova filloi të kërkojë golin e dytë, në skenë doli publiku, i cili dërgonte topin e dytë në terren, me të vetmin qëllim të ndërpresë lojën. Kulmi i gjithë situatës në lagën Gjorçe Petrov ishte fakti se ndeshja u zhvillua me vetëm një ose 2 topa të futbollit, për të cilat duhej një kohë të gjatë të pritej nëse ato ishin jashtë fushës. Pritet që delegati i kësaj përballje Blagojçe Angelevski të dënojë ashpër Makedonija Gj.P për organizimin tejet të dobët të ndeshjes, ndërsa në ‘tapet’ do të duhet të gjendet edhe arbitri Spirkoski, i cili dëmtoi rëndë Renovën për një penallti të pastër. Ndërkohë Pelisteri minimalisht me 1-0 mundi Bregallnicën në Manastir me golin e Elmazovskit. Metalurgu është skuadra e vetme, e cila shënoi fitore si mysafirë. Skuadra nga Autokomandë shënoi fitore të pastërt 2-0 në Kërçovë kundër Napredokut.

Rezultatet e javës së 15
Shkëndija – Gostivari 4:0
Makedonija Gj.P – Renova 2:1
Euromilku – Rabotniçki 1:0
Vardari – Horizont T. 1:1
Napredoku – Metalurgu 0:2
Pesliteri – Bregallnica 1:0

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *