Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, incidentet e dhunshme shtojnë shqetësimet

Shkup, incidentet e dhunshme shtojnë shqetësimet

15 nëntor-“Si është e mundur deri tani të mos zbardhet asnjë rast të rrahjeve të nxënësve shqiptarë, si është e mundur të dënohet lokja Feride për armë mbajtje pa leje. Si i thonë kësaj ndryshe me kulturë, nuk i thonë gjyqësi selektive, kemi plot raste ku ofendohen shqiptarët”, theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Në Maqedoni sot është dënuar incidenti i dhunshëm në një nga autobusët urban në Shkup, ku u lënduan tetë të rinj, nxënës të shkollave të mesme.

Në Maqedoni sot është dënuar incidenti i dhunshëm në një nga autobusët urban në Shkup, ku u lënduan tetë të rinj, nxënës të shkollave të mesme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski dënoi ashpër incidentin, duke kërkuar kapjen e autorëve.

“Dënojmë ashpër ngjarjen e djeshme që ndodhi me rrahjen masive mes të rinjve. Mendoj se pa marr parasysh se ku ndodhën në autobus apo në rrugë, meriton kritikë serioze dhe dënim”, deklaroi ministri Ristovski.

Ai bëri të ditur se nëpër shkollat e vendit vazhdojnë të qëndrojnë pjestarë të Ministrisë së Brendshme dhe sigurim të shkollave, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe evitimit të incidenteve. Incidenti ndodhi mbrëmë në afërsi të fshatit Stajkovc në periferi të Shkupit, ku siç thuhet 10 persona të maskuar dhe me shufra druri hynë në autobus dhe sulmuan udhëtarët, kryesisht nxënës të shkollave të mesme, tetë prej të cilëve përfunduan me lëndime në spital.

Partitë politike kanë dënuar incidentin dhe kanë shprehur shqetësime, duke dënuar edhe incidentet e mëparshme. PDSH ka theksuar se nga Qeveria dhe MPB ka kërkuar zbardhjen e incidenteve të dhunshme të rrahjes së nxënësve shqiptar.

“Si është e mundur deri tani të mos zbardhet asnjë rast të rrahjeve të nxënësve shqiptarë, si është e mundur të dënohet lokja Feride për armë mbajtje pa leje. Si i thonë kësaj ndryshe me kulturë, nuk i thonë gjyqësi selektive, kemi plot raste ku ofendohen shqiptarët”, theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Partia Liberale sot gjithashtu ka shprehur shqetësime mbi incidentet duke bërë thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa incidentin e ka quajtur si politikë e gabuar e etnocentrizmit që e udhëheq kryeministri Nikolla Gruevski. Incidentet e dhunshme nëpër rrugët e Shkupit dhe autobusët urban kanë shtuar edhe shqetësimet e përfaqësuesve dhe organizatave ndërkombëtare në vend.

Mehmeti: Toleranca është përfitim demokratik i çdo shoqërie

Toleranca mësohet që të na bëhet shprehi. Mësimi se të gjithë jemi të ndryshëm, por se të gjithë i kemi të drejtat e njëjta është motoja themelore, ndaj së cilës duhet t’i përmbahet secili, posaçërisht në shoqëritë multikulturore siç është e jona, thekson Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në porosinë me rastin e Ditës ndërkombëtare të tolerancës, 16 Nëntori.

“Dita ndërkombëtare e tolerancës është rasti kur duhet të flitet edhe për efektet negative nga jotoleranaca. Mosrespektimi i dallimeve askujt nuk i sjell të mirë, përkundrazi ky është shkak për shumë lufta, vuajtje, ndarje, të cilat lënë pasoja të thella në jetën e të gjithë neve”, thotë Memeti.

Toleranca është përfitim demokratik i çdo shoqërie. Sa më shumë tolerancë aq më pak ndarje, e sa më pak ndarje aq presporitet më të madh.

“Pikërisht për këtë edhe e shfrytëzoj këtë rast që t’u them të gjithë anëtareve në shoqëri pa dallim të moshës, gjinisë, fesë, arsimit se respektimi është baza themelore pa të cilën nuk ka përparim. Nëse këtë në kohë e kuptojmë të gjithë, jam i bindur se do ta përmirësojmë cilësinë e jetesës”, thekson Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *