Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, polici në detyrë rrëmben një 19 vjeçare

Shkup, polici në detyrë rrëmben një 19 vjeçare

10 Nentor…Një pjesëtar i policisë ka rrëmbyer një vajzë 19 vjeçare në Shkup, me të cilën kishte pasur njohje më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme (MPB), polici 35 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbardhur, pasi që ishte kujdestar në orët e vona të natës, ka urdhëruar 19 vjeçaren që të zbresë nga pallati ku banonte.

Polici ka mbërritur me furgonin policor dhe pas një zënke me vajzën e ka futur ate me dhunë në furgonin e policisë.

Polici i shoqëruar nga një koleg i tij tjetër ka shëtitur për disa orë vajzën nëpër kryeqytet.

Pas disa orëve 19 vjeçarja ka arritur që të ikë dhe të lajmëroj rastin në një stacion më të afërt policor. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *