Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi 2014 sërish nxit debate në Maqedoni

Shkupi 2014 sërish nxit debate në Maqedoni

29 nëntor-VMRO-DPMNE theksoi se janë respektuar normat ligjore që janë pjesë e Ligjit për furnizime publike dhe se sipas kësaj partie, opozita apo kryetari aktual i komunës Qendër mund të ngrejë kallëzime penale në gjyqësor për të gjithë ata që dyshon se kanë shkelur ligjin lidhur me realizimin e projektit “Shkupi 2014”.

Projekti “Shkupi 2014”sërish ka nxitur debate midis partive politike maqedonase, pasi që opozita maqedonase drejtpërdrejt ka akuzuar Qeverin për kriminalitet.

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM akuzoi se kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska dhe qeverisja e VMRO-DPMNE sipas raporteve të revizionit të përpiluar nga ekspertët për projektin “Shkupi 2014” janë kapur në përfshirjen e tyre në kriminalitet shumëmilionësh. “Sipas revizionit të bërë, nga tenderët e shpallur janë pranuar oferta më të shtrenjta edhe për 227 për qind. Konstatohet edhe për kurdisje të tenderëve dhe dëmet që ka pësuar komuna Qendër janë mbi 8 milionë euro”, theksuan nga Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM). Kjo parti tha se qeverisja e Gruevskit duhet të përgjigjet për këto keqpërdorime të pambajtura mend të parave të qytetarëve. Por, partia në pushtet VMRO-DPMNE e cila ka qeverisur me komunën Qendër ku janë ndërtuar përmendoret e “Shkupi 2014” ka reaguar ndaj akuzave të opozitës.

VMRO-DPMNE theksoi se janë respektuar normat ligjore që janë pjesë e Ligjit për furnizime publike dhe se sipas kësaj partie, opozita apo kryetari aktual i komunës Qendër mund të ngrejë kallëzime penale në gjyqësor për të gjithë ata që dyshon se kanë shkelur ligjin lidhur me realizimin e projektit “Shkupi 2014”. Projekti “Shkupi 2014” vazhdon të nxit debate edhe rreth kostos së realizimit të këtij projekti, me ç’rast opozita ka akuzuar se janë harxhuar afër 500 milionë euro për realizimin e tij, ndërsa pushteti ka bërë të ditur për rreth mbi 100 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *