Home / Sport / Shkupi dhe Zajazi, kërkojnë pikë maksimale

Shkupi dhe Zajazi, kërkojnë pikë maksimale

Pas ‘testit miqësor’ në mesjavë kundër Metalurgut, tani KF Shkupi kërkon që të arkëtojë pikë maksimale në 2 përballjet e radhës, kur fillimisht takohet me Rufea M dhe Borecin.

Skuadrat shqiptare në Ligën e Dytë, do të jenë kryesisht në terrenin vendas, ndërsa dallohet përballja në Shkup mes KF Shkupit dhe KF Reufea M. Pas ‘testit miqësor’ në mesjavë kundër Metalurgut, tani KF Shkupi kërkon që të arkëtojë pikë maksimale në 2 përballjet e radhës, kur fillimisht takohet me Rufea M dhe Borecin. Ajo që brengos vendasit është fakti se kur kanë përball skuadra që janë në mesin e ose fundin e tabelës së klasifikimit, atëherë është vështirë për të motivuar ekipin që të jep maksimumin. Mirëpo sipas drejtuesve të klubit secili kundërshtarë në stadiumin e Çairit do të ketë respektin maksimal, ndërsa angazhimi i futbollistëve do të duhet te jetë maksimal, për të nisur ecurinë e rezultateve pozitive. Përpos kësaj sfide, me mjaft interesim do të jetë sfida në Kërçovë, ku Zajazi do të ketë mundësi që të testojë forcën e Teteksit, të cilët dy javë më parë e mundi KF Shkupi me 1-0. Pas disfatës së rëndë 5-1 në Kratovë, Zajazi nuk ka obcion tjetër vetëm se të arkëtojë pikë të reja që ik nga zona e rrezikut , ndërsa Teteksi do të mundohet që së paku të arkëtojë një pikë , për të vazhduar luftën për 2 pozitat e para që çojnë në Ligën e Parë. Një detyrë e vështirë e pret edhe KF Drita, e cila në Bogovinë do të duhet të përballet me liderin aktual, Sileksin. Vendasit do të jenë pa trajnerin Jeton Beqiri dhe nën drejtim të trajnerit aktual, Lupço Pirinski. Ndërkohë, Vrapçishti është mysafirë i Miravcit, i cili kërkon pikë maksimale pas barazimit kundër Tiverisë në përballjen e fundit. Vrapçishti ka kthyer vetëbesimin, posaçërisht pas fitores 3-0 kundër Lokomotivës. Në përballjet e tjera, Boreci takohet me Pobedën, Skopje sfidon Maxharin , ndërsa 11 Oktomvri është nikoqir i Tiverisë. të gjitha ndeshjet do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë , në orën 13.00.

Takimet e javës së 15
Shkupi – Rufea M
Boreci – Pobeda
Zajazi – Teteksi
Drita – Sileksi
Skopje – Maxhari
Lokomotiva – Novaci
11 Oktomvri – Tiveria
Miravci – Vrapçishti

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *