Home / Sport / Shkupit një pikë, fitore për Vrapçishtin dhe Rufeja-M

Shkupit një pikë, fitore për Vrapçishtin dhe Rufeja-M

Java e 12 kaloi në dominim total të skuadrave vendase të cilat ’lejuan’ vetëm 2 barazime, duke shnëuar 6 fitore përball skuadrave mysafire. Në javën e 12 u shënuan 25 gola, ose mesatarsisht 3.1 gola në çdo takim të Ligës së Dytë, që është një mesatare e konsiderueshme.

Javën e 12 në Ligën e Dytë, u dominua krejtësisht nga skuadrat vendase të cilat nuk lejuan shumë ‘hapësirë’ për të pikë për skuadrat mysafire, të cilët arritën që të ‘shkëpusin’ vetëm 2 barazime. Në mesin e tyre ishte edhe KF Shkupi, i cili arkëtoi pikët e parë si mysafirë në këtë sezon, duke barazuar 1-1 kundër Pobedës. Gjithçka nisi si në ëndërr për skuadrën shkupjane, kur Besir Demiri shënoi golin e parë në këtë ndeshje me asistim të Goran Stankovskit. Goli i hershëm i Shkupit u mbrojt deri më 12 minuta para mbylljes së ndeshjes, kur Pobeda arriti të barazojë shifrat në 1-1. Një pikë e fituar në një sfidë ku terreni ishte kundërshtari më i denjë , lë drejtuesit e skuadrës mjaft të kënaqur duke ditur faktin se Pobeda nuk lëshon lehtë pikë nga terreni vendas. “I kishim 3 pikët në konton tonë, por fusha shumë e keqe për lojë bëri që në fund të mos arrijmë të mbrojmë epërsinë. Shpresojmë që ndeshjen e radhës të vazhdojmë me suksese dhe pa disfatë”, tha mes tjerash ndihmës-trajneri i KF Shkupi, Zekerija Ramadani. Gëzon fitorja e skuadrës nga Miletina, Rufea M, e cila në terrenin vendas mundi skuadrën e 11 Oktomvrit. Dy gola mjaftuan për fitore dhe 3 pikë të reja për skuadrën e Rufea M. Goli i parë pas një aksioni të shpejtë të skuadrës vendase, ndërsa realizimi erdhi nga Armen Limani në minute e 16-të. Goli i dytë ishte në regji të Fazli Imerit, i cili në minutën e 72-të mposhti edhe portierinmysafirë për të verifikuar fitoren 2-0. Edhe Vrapçishti ndërpreu serinë e keqe të rezultateve të dobëta dhe arriti që të shnëojë fitore të pastërt 3-0 kundër Lokomotivës nga Shkupi. Briliant Syla shënoi 2 herë dhe Fatmir Arifi shtoi golin e tretë të mjaftushëm për 3 pikë të reja. Në javën e 12 –të, Zjazi dhe Drita pësuan disfatë nga skuadrat shqiptare që ishin në cilësinë e skuadrave mysafire. Drita pësoi disfatë 1-2 në terrenin e Maxharit , ndërsa Zajazi pësoi një debakël të vërtetë nga skuadra e fortë e Sileleksit me rezultat 1-5. Në këtë përballje të parët në epërsi ishin futbollistët e Zajazit, ndërsa pastaj pasoi koha e Sileksit , i cili 5 herë me radhë tundi rrjetën e kërçovarëve. Në përballjet e tjera, Teteksi shënoi fitore të lartë kundër Borecit, ndërsa befasuan Miravci dhe Skopje , të cilat nuk shënuan fitore si mysafirë ndaj Tiverisë dhe Novacit.

Rezultatet e javës së 12-të
Vrapçishti – Lokomotiva 3-0
Teteksi – Boreci 4-0
Pobeda J – Shkupi 1-1
Novaci – Skopje 1-0
Rrufeja-M – 11 Oktomvri 2-0
Maxhari – Drita 2-1
Tiverija – Kozhufi 2-2
Sileksi – Zajazi 5-1

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *