Home / Lajme / Maqedoni / Shpigel: Shkupi po fundoset në kiç (VIDEO)

Shpigel: Shkupi po fundoset në kiç (VIDEO)

13 nëntor – Gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan se Maqedonia është para një kolapsi total pas ndërtimit dhe rekonstruimeve të shumta të objekteve të stilit barok në Shkup. Në tekst shkruhet se Shkupi ka një përmendore të re të Aleksandrit të Madh, e cila ka kushtuar 10.5 milionë euro.

Qeverisë që të transformojë kryeqytetin me përmendore që janë të fundosura në një kiç.

“Përmendorja është ngritur në lartësi prej 30 metrave, kurse gjendet në zemrën e qytetit. Jo shumë larg prej këtij vendi gjendet edhe përmednorja e heroit të dytë të Maqedonisë antike, edhe atë ajo e Filipit II, e cila gjendet në hyrje të pjesës së vjetër të qytetit. Në atë vend gjenden edhe përmendore të tjera”, shkruan Der Spiegel.

Ajo shkruan se në mes të këtyre hapësirave gjenden edhe godinat e shumë ministrive, muzeve etj. Sipas kësaj gazette, arkitektët konsiderojnë se ky project ka kushtuar qindra milionë euro, si dhe Shkupi është shndërruar në një “kiç grandioz historik”.

Përderisa dikush pohon se bëhet fjalë për “neoklasicizëm”, partia nacional-konservatore VMRO atë project e ka quajtur Shkupi 2014, kurse e ka llogaritur se ai do të kushtojë 207 milionë euro. Der Spiegel shkruan se këta përmendore nuk e paraqesin fytyrën e vërtetë multietnike të këtij vendi.

“Nuk janë problem vetëm paratë, por edhe historia, motivet antike dhe slave, të cilët siç potencojnë analistët nuk e pasqyron llojllojshmërinë etnike të Maqedonisë. Është i paktë numri i atyre që kanë bërë analiza dhe kritika ndaj përmednoreve edhe pse të gjithë e ndjejnë atë si një regjim autoritativ”, shkruan gazeta gjermane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *