Home / Sport / Shqipëria test prove ndaj Bjellorusisë

Shqipëria test prove ndaj Bjellorusisë

Takimi do të zhvillohet në Turqi, në një resort turistik dhe ka pak vëmendje. Bjellorusia është një skuadër shumë e fortë dhe për skuadrën e De Biazit kjo është një mundësi për të treguar se sa forca ka në përballjet me kundërshtarë të një niveli me të e disi më të lartë.

Kombëtarja Shqiptare sot në orën 17:00 në stadiumin “Akdniz University Stadium” në Antalja do të luajë testin e fundit miqësor për këtë vit dhe të parën e epokës De Biazi 2. Kuqezinjtë zhvilluan dje seancën e fundit stërvitore. Miqësorja nuk mbart ndonjë rëndësi në aspektin e rezultatit, por trajneri e di mirë peshën e rezultatit tek skuadra dhe fansat.Takimi do të zhvillohet në Turqi, në një resort turistik dhe ka pak vëmendje. Bjellorusia është një skuadër shumë e fortë dhe për skuadrën e De Biazit kjo është një mundësi për të treguar se sa forca ka në përballjet me kundërshtarë të një niveli me të e disi më të lartë. Italiani tenton të testojë të gjithë lojtarët në këtë ndeshje miqësore, por si zakonisht, ai nuk ka dhënë detaje rreth formacionit që do të hedhë në fushë. Synimi De Biazit në këtë sfidë është të testojë skemën e re të lojës, të bazuar në elementët e rinj, sidomos në mbrojtje dhe në sulm, pasi lojtarët veteranë nuk janë ftuar dhe për herë të parë mund të thuhet e përfaqësuesja jonë ka një skuadër tërësisht të re. Lojtari më i vjetër në fushë mund të jetë Ansi Agolli, i cili luan në disa role dhe i mbulon ende shijet teknike e taktike të De Biazit. Trajneri italian i Kombëtares tonë ka rikthyer në ekip dyshen sulmuese Çani-Sadiku, e cila mundoi për ndeshjet e shtatorit e të tetorit. Mungesa e Mavrajt dhe Loret Sadikut është domethënëse, por trajneri shpreson të hedh në fushë të riun Elseid Hysaj, ndërkohë që ka dhe lojtarë të tjerë që presin më shumë mundësi. Skuadra në mesfushë nuk do të ketë Kaçen që luan me U-21. Roshi mbetet me perspektivë, ashtu sikurse dhe Abrashi e Gashi, por edhe Lenjani e Hysaj.
Tekniku Italian pritet të luaj me formacionin 4-4-1-1. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje do të jetë Lila, Cana, Arapi dhe Lënjani. Në mesfushë do të luajnë Gashi, Migjen Basha, Lilaj dhe Valdet Rama. Ndërsa përpara tyre do të jetë Meha i cili do të mbështës Sadikun, sulmuesin e vetëm në këtë takim. Gjyqtari I takimit do të jetë një arbitër turk Ajdinus Firat. Kompanitë e basteve favorizojnë Bjellorusinë që kuotohet me koeficentin 1.95 barazimi 3.00 ndërsa fitorja e Shqipërisë 3.25

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *