Home / Sport / Shvajni “KO”, humb Botërorin e Klubeve

Shvajni “KO”, humb Botërorin e Klubeve

“Gjatë kontrollit dhe skanerit të bërë javën e kaluar vumë re një pjesë të tepërt në kaviljen e djathtë, mjaft shqetësuese, që ka nevojë me patjetër për operim”, – bëri të ditur mjeku ortoped i Bajernit, Hans-Vilhelm Myler-Volfart, në sajtin zyrtar të klubit.

Shokohet Bajerni! Zv.kapiteni Bastian Shvajnshtaiger duhet të operohet sërish në kaviljen e djathtë. “Gjatë kontrollit dhe skanerit të bërë javën e kaluar vumë re një pjesë të tepërt në kaviljen e djathtë, mjaft shqetësuese, që ka nevojë me patjetër për operim”, – bëri të ditur mjeku ortoped i Bajernit, Hans-Vilhelm Myler-Volfart, në sajtin zyrtar të klubit. Në këtë mënyrë, Shvajnshtaiger nuk mund të stërvitet më. Drejtori i mediave, Hërvik, pohon se nuk është caktuar ende dita e operacionit, por sipas spekulimeve pritet që mesfushori të operohet të dielën. “Javët e fundit kanë qenë mjaft të dhimbshme për mua. U përpoqa ta ndihmoja skuadrën edhe me probleme. Shpresoj që pas operacionit të mos kem më dhimbje, në mënyrë që të luaj pa dhimbje”, – deklaroi Shvajnshtaiger, i cili disa ditë më parë ankohej edhe nga sistemi dhe ndryshimet e pozicionit nga ana e trajnerit Pep Guardiola. Për zv.kapitenin e Bajernit është dëmtimi i 4-t brenda 9 muajve të fundit. Ai ka pasur probleme si me kaviljen, kurrizin e këmbës, si dhe me shpatullën. Edhe pse klubi bavarez nuk jep asnjë sqarim mbi ditën e operimit dhe mungesën e mesfushorit, mediat kanë zbuluar se Shvajnshtaiger do të mungojë deri në fund të fazës së parë të sezonit. Ai do mungojë si pas dy javësh në sfidën ndaj Dortmundit, por edhe në Botërorin e Klubeve, që do zhvillohet në Marok nga data 11 deri më 21 dhjetor. Gjithashtu, “Tigri” do të mungojë në dy miqësoret e fundit të kombëtares gjermane për këtë vit. Ndërkohë, sipas “Transfermartk. de”, ky dëmtim ka qenë i 21-të nga viti 2007. Para 6 vitesh ai dëmtoi gjurin e majtë. Më pas, në 2009-ën operoi meniskun. Në nëntor 2011 operoi shpatullën; në shkurt 2012 dëmtoi kaviljen e djathtë dhe prej asaj dite problemet e kaviljes s’kanë të sosur.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *