Home / Lajme / Maqedoni / Shvent: Në Maqedoni në mënyrë të pamjaftueshme shfrytëzohen shërbimet konsultuese

Shvent: Në Maqedoni në mënyrë të pamjaftueshme shfrytëzohen shërbimet konsultuese

15 nëntor-“Vetëm gjatë viteve të fundit në Maqedoni kompanitë të cilave u kemi ndihmuar me konsultime kanë hapur më shumë se 2.000 vende të reja të punës dhe treguan rritje të jashtëzakonshme. Shërbimet tona konsultuese ndihmojnë që kompanitë të jenë konkurrente dhe inovative dhe të zgjerohen në rajon”, thotë Shvent.

– Kompanitë nga Maqedonia në mënyrë të pamjaftueshme shfrytëzojnë shërbime konsultuese, të cilat kanë rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të bizneseve. Vetëm një pjesë e kompanive të mëdha angazhojnë konsultues.

Këtë e theksoi Miha Shvent, udhëheqës i Programit rajonal të Bankës Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim – BERZH për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore me seli në Shkup në intervistë për MIA-n.

Programi i BERZH-it për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, saktëson, është e orientuar pikërisht për mbështetje të kompanive të vogla dhe të mesme të cilat asnjëherë më parë nuk kanë shfrytëzuar shërbime konsultuese.

“Vetëm gjatë viteve të fundit në Maqedoni kompanitë të cilave u kemi ndihmuar me konsultime kanë hapur më shumë se 2.000 vende të reja të punës dhe treguan rritje të jashtëzakonshme. Shërbimet tona konsultuese ndihmojnë që kompanitë të jenë konkurrente dhe inovative dhe të zgjerohen në rajon”, thotë Shvent.

Më së shpeshti, shfrytëzues të shërbimeve konsultuese, shton, janë kompanitë nga industria e ushqimit qëllimi i të cilit është që të eksportohen dhe të bëhen më konkurrentë në nivel ndërkombëtar.

Programi në Maqedoni funksionon nga viti 2002 dhe deri më tani ka mbështetur mbi 600 kompani me konsultues nga Maqedonia dhe rreth 60 me konsultues të huaj. Midis kompanive të mbështetura janë Makprogres, Buçen Kozjak, Koding, Pekabesko, Special, hotel Belvedere, Infiniti solushën,..Programi punon me shërbime konsultuese në gjithsej 25 vende dhe ka mbështetur mbi 10.000 firma.

Në intervistë Shvent thekson se Maqedonia veçmë ka ndërtuar kuadro të cilët mund t’u ndihmojnë kompanive

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *