Home / Sport / Sonte prehen katër biletat e fundit për Brazil 2014

Sonte prehen katër biletat e fundit për Brazil 2014

Katër vjet më parë skandinavët u eliminuan në fazën eliminatore të grupeve pikërisht nga Portugalia, afër kualifikimit janë Greqia dhe Ukraina.

Përfaqësuesja e Suedisë rrezikon të mbetet jashtë finaleve të një botërori për të dytin edicion radhazi dhe në takimin e kthimit skandinavët ndaj Portugalisë duhet të përmbysin disavantazhin 1:0 të ndeshjes së parë.

Pra ndeshjen e parë taktika e suedezëve funksionoi përgjysmë, gjithsesi në ndeshjen e kthimit vendasit duhet të ruhen nga kundërzbritjet e shpejta të luzitanëve dhe Erik Hamren i pyetur nga gazetarët paralajmëron ekipin e tij se nuk është një duel në distancë ndërmjet dyshes së famshme Ibrahimoviç – Ronaldo, por skuadra duhet të jetë akoma më solide në fazën mbrojtëse.

Katër vjet më parë skandinavët u eliminuan në fazën eliminatore të grupeve pikërisht nga Portugalia. Asokohe futbollistët luzitanë nën drejtimin e trajnerit Carlos Queiroz barazuan 0:0 në të dy takimet dhe për pasojë Suedia e Lars Lagerback u pozicionua në vendin e tretë, ndërsa të martën në mbrëmje, në Solna, në Friends Arena, verdheblutë minimalisht duhet të fitojnë ndeshjen në fushën e tyre, diçka që në fakt i mungon Suedisë në përballjet ndaj Portugalisë prej plot 32 vjetësh.

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps kërkon maksimumin nga skuadra e tij në prag të ndeshjes më të rëndësishme të vitit përballë Ukrainës për një biletë drejt Brazilit. Pavarësisht humbjes 2:0 në përballjen e Kievit, 45-vjeçari mbështet me optimizëm ekipin.

Deschamps kërkon ta bëjë të qartë se nuk do të ketë ndryshime në sulm pavarësisht se Olivier Giroud e Karim Benzema nuk treguan asgjë në ndeshjen e parë.

Përballja e “Stade Denis” mund të rezultojë fatale për “gjelat” të cilët nuk mungojnë në një Kampionat Botëror që prej vitit 1994.

Islanda është vetëm një ndeshje larg realizimit të një ëndrre, pjesëmarrjes për herë të parë në fazën finale të një botërori dhe që të arrijnë një objektiv të tillë, nordikët tashmë duhet të marrin rezultat në një fushë tepër të vështirë, si ajo e Kroacisë. Islanda dhe Kroacia në Reykjavik luajtën pa i shënuar gol njëra tjetrës. Të vetmen përballje mes vete këto dy vende e kanë patur në marsin e vitit 2005, kur në Zagreb në stadiumin “Maksimir” Kroacia fitoi bindshëm 4:0.

Në ndeshjen e fundit të balotazhit takohen Rumania dhe Greqia, ku grekët kanë një epërsi bukur të mirë prej 3:1 nga ndeshja e parë dhe vështirë se do ta lëshojnë një rast të këtillë për të vazhduar ëndrrën udhëtimin për në Brazil.

Romania – Greqia 20:00
Kroacia – Islandë 20:15
Suedi – Portugali 20:45
Francë – Ukrainë 21:00

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *