Home / Lajme / Maqedoni / Sot gurthemeli i Zonës teknologjike industriale në Tetovë

Sot gurthemeli i Zonës teknologjike industriale në Tetovë

8 nëntor-Koncesionari Normak Investment Group është i obliguar që të ndërton 40 për qind të zonës, ndërsa në katër vitet e ardhshme 60 përqindshin tjetër . Normak Investment Group do të menaxhojë me zonën për 96 vjet ndërsa në të do të investojë rreth 19 milion dollarë për infrastrukturën e brendshmë, terminal doganor dhe ndërtesën administrative.

Në Zonën Teknologjike Industriale Zhvillimore në Tetovë sot do të vendoset gurthemeli i nisjes së projektit të parë investues.

Në këtë ceremoni të hapjes së kësaj zone industriale do të marrin pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ministra të tjerë, deputetë, biznesmenë dhe qytetarë të Pollogut.

Zona ekonomike në këtë rajon është pjesë e projektit qeveritar për hapjen e zonave të lira ekonomike për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në zonën ekonomike në Tetovë tashmë disa kompani të huaja kanë paralajmëruar investimet e tyre.

Kompania Normak Investment Group fitoi tenderin për menaxhimin me Zonën zhvillimore teknologjike-industriale në Tetovë.

Koncesionari Normak Investment Group është i obliguar që të ndërton 40 për qind të zonës, ndërsa në katër vitet e ardhshme 60 përqindshin tjetër . Normak Investment Group do të menaxhojë me zonën për 96 vjet ndërsa në të do të investojë rreth 19 milion dollarë për infrastrukturën e brendshmë, terminal doganor dhe ndërtesën administrative.

“Konsorciumi Normak Investment Group është i përbërë nga katër shoqata afariste norvegjeze dhe një amerikane që merret me patundshmëri në sektorin industrial”, tha drejtori i Drejtorisë së zonave zhvillimore, Viktor Mizo, duke shtuar se koncesionari, si dhe qeveria janë të obliguar të bëjnë tërheqjen e investitorëve të huaj në këtë zonë industriale, e cila është zona e parë në vend që menaxhohet në bazë të partneritetit publiko-privat.(INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *