Home / Lajme / Maqedoni / Starton projekti ‘Vizitë shtëpiake’

Starton projekti ‘Vizitë shtëpiake’

18 nëntor-“Në dy muajt e ardhshëm do të vizitohen 9.110 persona, prej të cilëve 5.794 pacientë vuajnë nga lloji i 2 i diabetit melitus, 2.747 pacientë vuajnë nga lloji 1 i diabetit melitus dhe 569 pacientë vuajnë nga astma. Do të vizitohen pacientët më të vjetër se 60 vjeç”, tha Todorov.

Vizitë shtëpiake” është projekti i ri i Minisitrisë së Shëndetësisë, i cili fillon prej sot. Projekti përbëhet nga kontrollet shëndetësore parandaluese të më shumë se nëntë mijë personave të moshuar në shtëpitë e tyre, për çka janë angazhuar 340 infermiere për përkujdesje, të cilat punojnë në shtëpitë shëndetësore.

Projekti, ashtu siç informon sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, do të zhvillohet nëpër të gjithë Maqedoninë, në 652 vendbanime të sistemuara në 84 komuna.

“Kjo është masë e fuqishme publike-shëndetësore, e rekomanduar nga Organizata botërore e shëndetësisë, e cila në të njëjtën kohë do të mundësojë përkujdes dhe parandalim për pacientët”, theksoi Todorov.

Sqaroi se infermieret çdo ditë, në kohë të caktuar, do të kenë obligim për t’i vizituar të moshuarit, personat e pafuqishëm, personat me sëmundje kronike, të cilët janë zgjedhur sipas diagnozave të evidentuara në sistemin elektronik nacional “Termini im”. Theks do t’ju vihet personave me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje respiratore kronike, diabetit, dhe sëmundjeve të tjera kronike. Infermieret kujdestare në shtëpitë, ashtu siç tha, do të kryejnë kontrolle të caktuara, matjen e tensionit të gjakut, sheqerit në gjak, hemoglobinës, kolesterolin, ndërsa në raste të caktuara edhe EKG kontroll.

“Në dy muajt e ardhshëm do të vizitohen 9.110 persona, prej të cilëve 5.794 pacientë vuajnë nga lloji i 2 i diabetit melitus, 2.747 pacientë vuajnë nga lloji 1 i diabetit melitus dhe 569 pacientë vuajnë nga astma. Do të vizitohen pacientët më të vjetër se 60 vjeç”, tha Todorov.

Çdo ekip kujdestar do të ketë orar të ditës, me emër dhe mbiemër të pacientit, adresën, telefonin për kontakt, diagnozën dhe të dhënat bazë nga historia e tij mjekësore. Për çdo vizitë është parashikuar listë e veçanët evidente.

Është parashikuar që vizitat të kryhen për 1,5 deri në 2 muaj, ndërsa në disa rajone edhe më shpejt. Përafërsisht një vizitë do të zgjasë rreth gjysmë ore dhe ekipet do të kenë për obligim të vizitojnë çdo ditë nga katër deri në pesë shtëpi.

Projekti “Vizita shtëpiake” do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, sipas nevojave të qytetarëve, gradualisht duke përfshirë edhe kategori të tjera të qytetarëve, të cilët do të jenë pjesë e aksioneve të reja për mbrojtje shëndetësore parandaluese të popullatës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *