Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Qeveria do të japë banesë, dyqan, automobila për llogaritë fiskale të mbledhura

Stavreski: Qeveria do të japë banesë, dyqan, automobila për llogaritë fiskale të mbledhura

17 nëntor-
“Për të gjithë debitorët që më shumë se 90-të ditë nuk i kan paguar tatimet publike do të shpallen publikisht në listën në ueb faqen e Drejtorisë për të Ardhura Publike, ku do të publikohet emri dhe mbiemi i debitorit ose emri i firmës dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me debitorin dhe vlera e përgjithshe e borxhit”, sqaroi Stavreski.

Me lojën shpërblyese dhe ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët Qeveria do ta përforcojë fiskalizimin, paralajmëroi sot zëvendërkyeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.

Me mbledhjen e 20 llogarive fiskale nga çfarëdo lloj vlere, qytetarët do të munden të marrin pjesë në lojën shpërblyese “Logari fiskale në dorë shpërblim pa brengë”. Shpërblimi kryesor është banesë dhe dyqan, ndërsa në çdo 45 ditë do të jepet automobil dhe vauçerë të vlefshëm për laptopë, biçikleta, smart celularë, televizorë LCD,… Tërheqja do të jetë në nëntë pjesë, ndërsa e para fillon më 30 dhjetor.

Organizator i lojës shpërblyese “Llogari fiskale në dorë- shpërblim pa brengë”, ashtu siç informon Stavreski do të jetë Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë, nën përpkrahje të Ministrisë së Financave.

Me ndryshimet e ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme, Stavreski theksoi se obliguesit tatimorë, që janë shfrytëzues të shërbimit, në momentin e dhënies së shërbimit nuk kanë për obligim ta paguajnë shërbimin, derisa nuk i jepet llogaria fiskale.

Me ndryshimet e njoftuara të ligjit për procedurë tatimore, sipas tij, parashikohet shpallja e listës së debitorit, dhe borxheve të papaguara sipas bazës së tatimit të të ardhurave, të ardhura nga sigurimi i obliguar social, si dhe akciza dhe dogana.

“Për të gjithë debitorët që më shumë se 90-të ditë nuk i kan paguar tatimet publike do të shpallen publikisht në listën në ueb faqen e Drejtorisë për të Ardhura Publike, ku do të publikohet emri dhe mbiemi i debitorit ose emri i firmës dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me debitorin dhe vlera e përgjithshe e borxhit”, sqaroi Stavreski.

Në listë do të jenë personat fizikë të cilët nuk e kanë paguar borxhin më të lartë se 120.00 denarë në afatin e parashikuar dhe personat juridikë me borxh mbi 300.000 denarë, i cili nuk është paguar më shumë se 90 ditë. Është parashikuar që 15 ditë para shpalljes së listës secili nga debitorët i cili nuk ka paguar më gjatë se 90 ditë të marrë vërejtje nga DAP dhe mundësi përderisa paguan të mos publikohet në listë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *