Home / Sport / Stoichkov polemizon: Topi i Artë është vendosur

Stoichkov polemizon: Topi i Artë është vendosur

“Topi i Artë ma shpif, gjithcka ka përfunduar- tha Stoichkov, – Platini lëviz mirë, Ribery është francez dhe ka fituar shumë tituj”, deklaroi bullgari.

“Topi i Artë më shpif”. Fjalë të cilat kur thuhen nga dikush që këtë cmim e ka fituar në 1994 bëjnë akoma më shumë efekt, por Hristo Stoichkov nuk heq dorë nga delli i tij polemizues të cilin e nxorri sërish në pah, gjatë ceremonisë së dorëzimit të Këpucës së Artë për Lionel Messin.

“Topi i Artë ma shpif, gjithcka ka përfunduar- tha Stoichkov, – Platini lëviz mirë, Ribery është francez dhe ka fituar shumë tituj”.

Është kjo deklarata e bullgarit që pasi lë të kuptohet se sipas tij tashmë është përcaktuar se për cilin do të shkojë trofeu sulmon sërish Francën, “Në 1994-ën tentuan të dëmtonin Bullgarinë , – tha ish futbollisti i Barcelonës, “Në play off u eleminuan dhe pastaj ja ku na erdhi një arbitër francez që të drejtonte ndeshjen tonë kundër Spanjës”.

Stoichkov më pas u pyet mbi dualizmin mes Messit dhe Cristiano Ronaldos duke u shprehur: “Numrat flasin qartë. Cili është lider prej të dyve? Messi ka vetëm nevojë që të pushojë psikologjikisht dhe të lihet në paqe nga mediat”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *