Home / Lajme / Maqedoni / Sylejman Selimi do të gjykohet dy herë

Sylejman Selimi do të gjykohet dy herë

19 nëntor-Pjestarët e “Grupit të Drenicës” përfshirë dy kryetarë komunash, një ambasador, një deputet, një komandant policie, dhe truproja i kryeministri Thaçi, katër vellëzërit Demaj dhe katër vëllëzërit Demaku akuzohen për krime lufte.

Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka dy aktakuza nga EULEX-i, që të dyja për krime lufte dhe ato do të zhvillohen ndaras.

Sylejman Selimi do të ballafaqohet me dy gjykime të ndara. Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka dy aktakuza nga EULEX-i, që të dyja për krime lufte dhe ato do të zhvillohen ndaras.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-së Misioni Evropian për sundim të ligjit.Në prukorori ato janë dy raste të ndara dhe do të gjykohen ndaras është thënë në përgjigjen e zyrës për media të EULEX-it.

Avokati i Selimit Tom Gashi kishte thënë se do të kërkojë që këto dy raste të gjykohen si një, por kjo sipas EULEX-it nuk do të bëhet.
Ktv-ja ka siguruar dy aktakuzat, atë për “Grupin e Drenicës” ndaj 15 personave dhe dhe tjetrën ku përfshihet Sylejman Selimi dhe 3 persona të tjerë.

Pjestarët e “Grupit të Drenicës” përfshirë dy kryetarë komunash, një ambasador, një deputet, një komandant policie, dhe truproja i kryeministri Thaçi, katër vellëzërit Demaj dhe katër vëllëzërit Demaku akuzohen për krime lufte.

Sipas aktakuzës së prokurorit Mauricio Salustro ata kanë keqtrajtuar dëshmitarët në qendrën e mbajtjes së Likoc. Sahit Jashari ballafaqohet më më së shumti pika të aktakuzës 8, ndërsa Sylejman Selimi me 7.

Sami Lushtaku akuzohet për vrasjen e një civili shqiptarnë shtator të vitit 1998. “I pandehuri e ka vrarë një civil të burgosur shqiptar të panjohur duke shtënë 3 here në kokë më pistoletë në të, në një lokalitet ndërmjet fshatrave Galic-Dubovc”, thuhet në aktakuzë.Rrëfimin e ka bërë dëshmitari D i cili sipas aktakuzës ka qenë mik i Sami Lushtakut por që ka edhe lidhje familjare me të.

Për vrasje akuzohet edhe Sabit Geci, ai sipas aktakuzës ia ka prerë kokën me motorr-sharrë një polici serb të rajonit të Drenicës.
Për gjithë aktakuzën 38 faqëshe prokurori ka propozuar 20 dëshmitarë.

“Pse e urren UÇK-në ti je armiku jonë” i thoshte në një rast Sabit Geci dëshmitarit B duke e rrahur pastaj me shkop bejsbolli. 7 nga 15 të akuzuarit janë në paraburgim që nga muaji Maj i këtij viti, kur u arrestuan nga EULEX-i me kërkesë të prokurorit të rastit, Salustro. Për këtë rast seanca e radhës është caktuar më 6 Dhjetor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *