Home / Lajme / Maqedoni / Tajvani kërkon 75 milionë dollarë nga Maqedonia

Tajvani kërkon 75 milionë dollarë nga Maqedonia

30 nëntor – Qeveria e Tajvanit kërkon 75 milionë dollarë nga Maqedonia, para që i`u dhanë në formë kredie të volitshme.

Parlamenti tajvanez ka zhvilluar debate lidhur me kthimin e këtyre mjeteve financiare, që ishin dhënë në vitin 1999 në konton e disa vendeve që njohën pavarësinë e Tajvanit nga Kina.

Maqedonia atëkohë gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE të ish-kryeministrit Lubço Georgievski, ndërsa i autorizuari për kreditë dhe marrëdhëniet me Tajpejin ishte ish-zëvendëskryeministri Vasil Tupurkovski, i cili pas proceseve gjyqësore të brendshme për keqpërdorimin e këtyre kredive u la i lirë nga gjykata e shkallës së dytë, pasi që gjykata e shkallës së parë shpalli dënim me burgim prej tre viteve.

Por, ministri i jashtëm tajvanez Dejvid Lin tha se do të këkrojë kthimin e parave nga të gjitha vendet që shfrytëzuan kreditë dhe që nuk kishte efekt strategjia e ashtuquajtur “dollar diplomacia”. Debati politik për këtë çështje është hapur nga opozita e cila ka kërkuar kthimin e mjeteve nga të gjitha vendet që shfrytëzuan kreditë, por që nuk lobuan për njohjet e tjera për vendin. “Në rast se paratë nuk do të kthehen nga ish-vendet aleate, atëherë do të ngriten procedura gjyqësore ndërkombëtare ndaj kreditorëve”, theksoi ministri i jashtëm Lin. Opozita ka theksuar se edhe pse u dhanë miliona dollarë, prap se prap Tajvani konsiderohet si një provincë kineze. Maqedonia në vitin 1999 nënshkroi marrëveshjen për njohje në këmbim të kredive, ndërsa me këtë rrënoi marrëdhëniet me Kinën, e cila kishte njohur vendin me emrin kushtetues.

Nga këto kredi me vlerë prej 500 milionë dollarëve, Kostarika kishte përfituar 290 milionë dollar, Nigeria 72 milionë dollar, Çad 30 milionë dollar, Maqedonia 75 milionë dollar dhe vende të tjera shuma më të vogla.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *