Home / Lajme / Maqedoni / Takim ministror për zonën e mbrojtur ‘Mali Sharr-Korab-Deshat’

Takim ministror për zonën e mbrojtur ‘Mali Sharr-Korab-Deshat’

7 nëntor-Ky takim trilateral për herë të dytë do t’i bashkojë përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të bashkëpunimit, lehtësimit të komunikimeve dhe konsultimeve trelaterale midis palëve të interesuara, identifikimit të mbrojtjes përkatëse në natyrë dhe zhvillimin e prioriteteve të përbashkëta për bashkëpunim ndërkufitar në rajon.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot do të mbajë fjalim në takimin e dytë trelateral ministror për zonën e propozuar mbrojtëse ndërkufitare “Mali Sharr-Korab-Deshat” që do të mbahet në Kodrën e Diellit.

Qëllimi i takimit është të vendosen partneritete lokale dhe të lehtësohen kontaktet punuese si dhe konsultimet ndërkufitare me çka do të vendoset mekanizëm për bashkëpunim ndërkufitar afatgjatë dhe menaxhim i suksesshëm me ekosistemet e përbashkëta malore ndërkufitare.

Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat e Mjedisit Jetësor të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, Dardan Gashi dhe Lefter Koka, ambasadorja e Gjermanisë, Gudrun Shtajneker, zëvendësambasadori i Austrisë, Hans Helge Sander, përfaqësuesi i UNEP, Pjer Karlo Sandei, një përfaqësues i fondacionit gjerman Euronatur, Gabriel Shvaderer, si dhe përfaqësues të komunave lokale, institucioneve shkencore dhe organizatave joqeveritare nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Ministrat e Mjedisit Jetësor të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, bashkë me përfaqësues të autoriteteve lokale në rajon, përfaqësues të UNEP-it zyra e Vjenës dhe fondacionin gjerman Euronatur në Kodrën e Diellit për herë të dytë do të bisedojnë për hapat e ardhshëm zhvillimor në lidhje me zonën e propozuar të mbrojtur ndërkufitare “Kodra e Diellit – Korab – Deshat”.

Takimi paraqet vazhdim të takimit të parë trelateral për palët e interesuara, i mbajtur në vitin 2011 në lokacionin e njëjtë me nismën e zyrës së UNEP-it në Vjenë.

Krahas kësaj gjatë vitit 2013 organizata Euronatur nga Gjermania në bashkëpunim me Shoqatën ekologjike të Maqedonisë dhe palët e interesuara të këtij rajoni, ngritën një nismë të re për krijimin e vizionit, i cili do të paraqesë bazë për zhvillimin e ardhshëm të zonës së mbrojtur ndërkufitare “Mali Sharr – Korab”.

Ky takim trilateral për herë të dytë do t’i bashkojë përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të bashkëpunimit, lehtësimit të komunikimeve dhe konsultimeve trelaterale midis palëve të interesuara, identifikimit të mbrojtjes përkatëse në natyrë dhe zhvillimin e prioriteteve të përbashkëta për bashkëpunim ndërkufitar në rajon.

Në kuadër të takimit do të rishqyrtohet dhe miratohet një dokument i përgatitur bashkërisht – vizioni për zonën e propozuar e mbrojtur ndërkufitare “Mali Sharr-Korab”, i cili u përgatit në vitin 2013.

Takimi është nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen e zyrës së UNEP-it nga Vjena dhe fondacionit gjerman Euronatur në bashkëpunim me Shoqatën ekologjike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *