Home / Lajme / Maqedoni / Takime lamtumirëse të ambasadorit Çejku me Ahmetin dhe Thaçin (VIDEO)

Takime lamtumirëse të ambasadorit Çejku me Ahmetin dhe Thaçin (VIDEO)

Tetovë, 13 nëntor – “Një prej qëllimeve të dy takimeve të mija lamtumirëse në Tetovë është të tregojmë se pa dallim të dallimeve në programet dhe betejës politike ekzistojnë pika të përbashkëta dhe vizion për shqiptarët në Maqedoni, integrimin dhe zhvillimin e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin bilateral dhe rajonal midis dy partive që paraqet bazë të mirë përveç zbatimit të programit partiak të merren parasysh edhe interesat e qytetarëve dhe e ardhmja evropiane e vendit.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku sot realizoi takime lamtumirëse me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me atë të PDSH-së, Menduh Thaçi në selitë partiake në Tetovë.

Në takimet u bisedua për marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe për dialogun ndërpartiak dhe bashkëpunimin e partive shqiptare në Maqedoni.

“Një prej qëllimeve të dy takimeve të mija lamtumirëse në Tetovë është të tregojmë se pa dallim të dallimeve në programet dhe betejës politike ekzistojnë pika të përbashkëta dhe vizion për shqiptarët në Maqedoni, integrimin dhe zhvillimin e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin bilateral dhe rajonal midis dy partive që paraqet bazë të mirë përveç zbatimit të programit partiak të merren parasysh edhe interesat e qytetarëve dhe e ardhmja evropiane e vendit. Pavarësisht pozitës sime të ardhshme në jetën publike në bazë të aktiviteteve të mia në Maqedoni prej sot konsiderohem si ambasador i shqiptarëve në Maqedoni dhe mik i Maqedonisë në Shqipëri”, tha ambasadori Çejku pas takimit me Ahmetin.

Ahmeti njoftoi se në takim kanë bërë edhe retrospektivë të mandatit ambasadorial prej katër viteve e gjysmë të Çejkut, i cili ka dhënë, nënvizoi, kontribut të madh si për shqiptarët në Maqedoni, ashtu edhe për afrimin e dy vendeve.

“Çejku dha kontribut të madh për afrimin e subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni me punën e tij të pavarur. Në marrëdhëniet midis dy vendeve ai vazhdimisht angazhohej për realizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe motivimin e të dyja palëve që të angazhohen në këtë drejtim”, deklaroi Ahmeti.

Sipas liderit të PSDH-së, Menduh Thaçi në takimin me Çejkun kanë biseduar për më shumë tema dhe në bazë të bashkëpunimit gjatë viteve të kaluara mbeten miq edhe më tej.
“Unë e sigurova ambasadorin që në asnjë moment nuk kam menduar se ambasadori mund të ketë ndonjë qëllim negativ për PDSH-në, në Maqedoni për shqiptarët. Gjithmonë i kam mirëpritur iniciativat e tij dhe e sigurova që do vazhdojmë të jemi miq, shokë dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë pavarësisht prej pozicioneve ku do gjendemi”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.


Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *