Home / Lajme / Maqedoni / Tërësisht po rinovohet ndërtesa kryesore e gjimnazit ‘Kiril Pejçinoviq’ në Tetovë

Tërësisht po rinovohet ndërtesa kryesore e gjimnazit ‘Kiril Pejçinoviq’ në Tetovë

16 nëntor-Në lidhje me gjendjet me barakat në të cilat mësojnë nxënësit dhe që gjenden në gjendje shumë të shkatërruar, Neziri tha se sot është informuar nga kryetarja e komunës Arifi për problemin me barakat dhe se do të transmetohet si problem në Ministri që të ndërmerren masa që nxënësit të marrin kushte të duhura për mësim.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot e vizituan ndërtesën kryesore të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë në të cilën filluan punët ndërtimore për rinovim.

Po rinovohen të gjitha tualetet sanitare, dyshemetë, ngrohja qendrore e cila do të lidhet me sallën sportive shkollore dhe do të kryhet edhe izolim dhe ngjyrosje e objektit shkollor.

Rinovimi i shkollës së Tetovës është pjesë e projektit për rikonstruimin e 16 shkollave fillore dhe të mesme me grant nga Banka e Këshillit të Evropës.

“Vlera e përgjithshme e punëve në gjimnazin e Tetovës arrin rreth 11 milionë denarë ose 200 mijë euro dhe duhet të kryhet për 6 muaj”, deklaroi Neziri.

Në lidhje me gjendjet me barakat në të cilat mësojnë nxënësit dhe që gjenden në gjendje shumë të shkatërruar, Neziri tha se sot është informuar nga kryetarja e komunës Arifi për problemin me barakat dhe se do të transmetohet si problem në Ministri që të ndërmerren masa që nxënësit të marrin kushte të duhura për mësim.

Sipas kryetares së komunës Arifi, komuna e Tetovës do të vazhdojë me aktivitete në përgatitjen e projekteve për përparimin e sistemin arsimor, si dhe rinovimi i shkollave fillore dhe të mesme në komunë.

“Jam e kënaqur nga rritmi dhe dinamika në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës sepse shkollat në Tetovë kanë nevojë nga një mbështetje të tillë. Do të vazhdojmë të dërgojmë më shumë projekte për përparimin e sistemit arsimor në komunë”, deklaroi Arifi.

Drejtori i gjimnazit Namik Qemal Mustafi sqaroi se projekti është nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe me të do të ripërtërihet fasada e jashtme e ndërtesës kryesore, dyshemetë në sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1.000 metra katrorë, si dhe tualetet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *