Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nga 2-6 dhjetor ‘kryeqytet’ i teatrove shqiptare

Tetova nga 2-6 dhjetor ‘kryeqytet’ i teatrove shqiptare

26 nëntor-Festivalin do ta hapë shfaqja e Teatrit Shqiptar nga Shkupi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në regji të Dino Mustafiqit, për të vazhduar në natën e dytë me projektin teatror të Qendrës Multimedia nga Prishtina “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Blerta Nezirajt. Në këtë edicion do të prezantohet edhe shfaqja mjaft e suksesshme e Teatrit Kombëtar Shqiptar “Edipi Mbret” me regji të Ilir Bokshit.

Më 2 deri më 6 dhjetor në Tetovë do të nisë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove. Në këtë edicion do të prezantohen 6 shfaqje që vijnë nga teatrot shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi ka deklaruar për KultPlus se festivali nuk ka karakter garues. Sipas tij qëllimi i organizimit të kësaj ngjarjeje kulturore është prezantimi i krijimtarisë së Teatrove Kombëtare.

Thaçi shtoi se shfaqjet pjesëmarrëse që do të paraqiten para publikut tetovar për 6 netë radhazi, janë selektuar nga aktori i njohur Bajrush Mjaku dhe se kriter ka qenë prezantimi i suksesshëm i tyre para publikut në vendet prej nga vijnë. Sipas tij në këtë edicion do të ketë edhe shfaqje nga teatrot alternative.

“Edicioni i sivjetmë do të sjellë më shumë shfaqje cilësore se ai i vitit të kaluar dhe se kjo është ndër veçoritë kryesore që e dallon këtë festival prej edicionit të parë, ka shtuar për KultPlus menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi.

Festivalin do ta hapë shfaqja e Teatrit Shqiptar nga Shkupi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në regji të Dino Mustafiqit, për të vazhduar në natën e dytë me projektin teatror të Qendrës Multimedia nga Prishtina “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Blerta Nezirajt. Në këtë edicion do të prezantohet edhe shfaqja mjaft e suksesshme e Teatrit Kombëtar Shqiptar “Edipi Mbret” me regji të Ilir Bokshit.

Publiku tetovar do të ketë rastin të shohë edhe “Mbas zonjushës Julie” të Teatrit Kombëtar të Kosovës me regji të Kushtrim Koliqit, pastaj shfaqjen alternative “Extreme Makeover II-Culture Clash” nga Albania Dance Theater.

Festivali do të përmbyllet më 6 dhjetor me Trupën e Teatrit Migjeni nga Shkodra e cila do të luaj shfaqjen “Provat gjenerale të një vdekjeje të paralajmëruar” me autor dhe regjisor Stefan Çapalikun.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove organizohet nga Teatri i Tetovës ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *