Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Vizita e Ramës ndryshon regjimin në komunikacion

Tetovë:Vizita e Ramës ndryshon regjimin në komunikacion

5 nëntor-Qytetarëve u këshillohet që poashtu në periudhën kohore prej orës 12 deri ora 18.00 që të mos parkojnë veturat e tyre në rrugët Ilirija dhe Ilindenska dhe që të mos shfrytëzojnë automjetet e tyre nëse nuk është e patjetërsueshme. Nëse nuk respektohen këta apele automjetet do të largohen nga shërbimi i merimangës ndërsa pronarët do të përballen me sanksione adekuate ligjore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Një vit pasi që vizitoi qytetin e Tetovës Edi Rama në atë kohë si lider i opozitës në Shqipëri, kuse nesër vjen në Tetovë si kryeministër i Shqipërisë njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste. Rama në Tetovë do të ketë takime me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe atë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Së këndejmi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka vendosur që të mërkurën të vendos regjim të posaçëm me rastin e vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar në rrugët e Tetovës, raporton TV KOHA. “Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, njofton qytetarët e Tetovës se nesër do të vendoset regjim i posaçëm në komunikacionin e Tetovës dhe apelon që të respektohen tërësisht ndryshimet në këtë regjim dhe urdhërat e policëve. Qytetarëve u këshillohet që poashtu në periudhën kohore prej orës 12 deri ora 18.00 që të mos parkojnë veturat e tyre në rrugët Ilirija dhe Ilindenska dhe që të mos shfrytëzojnë automjetet e tyre nëse nuk është e patjetërsueshme. Nëse nuk respektohen këta apele automjetet do të largohen nga shërbimi i merimangës ndërsa pronarët do të përballen me sanksione adekuate ligjore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *