Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takoi ambasadorin e Kinës në Shkup (VIDEO)

Teuta Arifi takoi ambasadorin e Kinës në Shkup (VIDEO)

Tetovë, 14 nëntor – Ambasadori kinez informoi kryetaren Arifi që ndërtimi i godinës së shkollës fillore në Reçicë të vogël është prioritet për ndarjen e donacioneve kineze për ndërtimin e shkollave në Republikën e Maqedonisë. Kryetarja Arifi u shpreh e kënaqur që Marrëveshja për dhënien e donacioneve kineze për ndërtimin e shkollave të cilën e e ka nënshkruar në cilësi të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane

Sot në hapësirat e komunës së Tetovës, kryetarja Teuta Arifi takoi ambasadorin kinez në Republikën e Maqedonisë, Cuj Xhivei. Gjatë këtij takimi u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë si dhe aktivitetet që ndërmerren nga komuna e Tetovës për ngritjen e cilësisë së arsimit, zhvillimin kulturor dhe ekonomik në nivel lokal. Ambasadori kinez informoi kryetaren Arifi që ndërtimi i godinës së shkollës fillore në Reçicë të vogël është prioritet për ndarjen e donacioneve kineze për ndërtimin e shkollave në Republikën e Maqedonisë. Kryetarja Arifi u shpreh e kënaqur që Marrëveshja për dhënien e donacioneve kineze për ndërtimin e shkollave të cilën e e ka nënshkruar në cilësi të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, sot jep rezultate konkrete pozitive për komunën e Tetovës dhe banorët e lagjes Reçica e vogël.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *