Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Me PDSH-në i jepet fund situatës së rëndë të shqiptarëve

Thaçi: Me PDSH-në i jepet fund situatës së rëndë të shqiptarëve

17.11….“Dallimi i vetëm ndërmjet regjimit të Millosheviqit dhe Gruevskit është ky; se Gruevski ka do shqiptar që vazhdojnë të thonë se janë shumë mirë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se me legjitimimin e PDSH-së me votë do të pasojë zgjidhja e shqiptarëve, dhe sipas tij nuk mund të vonojë një muaj por as me javë kjo zgjidhje.

“Dallimi i vetëm ndërmjet regjimit të Millosheviqit dhe Gruevskit është ky; se Gruevski ka do shqiptar që vazhdojnë të thonë se janë shumë mirë. Kjo na bën shumë telashe të mëdha si komb, edhe Edi Ramës, edhe Lulzim Bashës, edhe Hashim Thaçit edhe Ramush Haradinajt edhe Isa Mustafës, por besoni edhe Stejt Departmentit Amerikan. Kjo është një telashe e madhe dhe besoj se PDSH-ja do të arrijë ta mënjanojë. Shumë njerëz kohëve të fundit që kanë qenë kundër nesh, po vlerësojnë se situate është jashtëzakonisht e keqe, dhe se PDSH-ja duhet të bëjë diçka, e nënteksti është se ne duhet të bëhemi si ata. Ne atyre u themi se ju keni qenë gabim dhe duhet ti bashkëngjiteni këtij opsioni të PDSH-së. Sepse, nuk mund të shkosh në pelegrinazh në Mekë dhe atje të bësh kryq…Çështja e tretë, një sulm tinëzar ndaj PDSH-së dhe ndaj meje se ne assesi të fitojmë se e kemi shumë vështirë të fitojmë”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, PDSH nuk përballet vetëm me oponentin tonë politik shqiptar BDI, por përballet me interesin mesjetar sllav, ortodoks, VMRO, LSDM e ndonjë tjetër siç përmendi Fijat Canovskin në Strugë. Ai tha se të gjithë bëhen bashkë që të pamundësojnë fitoren dhe legjitimimin e kësaj partie.

“Më vjen keq që shqiptarët një gjë nuk e kanë të qartë se në momentin kur kjo parti legjitimohet me shumicë votash zgjidhja e shqiptarëve është aty dhe nuk mund të vonojë me muaj por as me javë kjo zgjidhje. Politika e gabuar të çon drejtë çmendurisë, sepse fjalët e zëvendësministrit të brendshëm dhe të Ali Ahmetit se ne shqiptarët nuk kemi djem dhe vajza që bëjnë pompa sa duhet për tu pranuar në Ministrinë e brendshme, flet për çmenduri, racizëm, autoracizëm, ofendim për popullin tënd se ne gjenetikisht qenkemi të ngecur apo të paaftë. Ne të nderuar rini, jemi larg mirëqenies që kanë popujt e Evropës, e këtë e dëshmon braktisja e rinisë vendlindjen, duke kërkuar shpëtim në vendet europerëndimore”, përfundoi Menduh Thaçi në kuvendi zgjedhor të Rinisë Demokratike Shqiptare (RDSH) në Strugë, ku kryetar u zgjodh sërish Gojart Kaba, i cili shpërndau librezat e partisë, anëtarëve të rinj të kësaj Partisë Demokratike Shqiptare. (Mehmet Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *