Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Me rininë do ta bëjë ndryshimin në Maqedoni

Thaçi: Me rininë do ta bëjë ndryshimin në Maqedoni

25 nëntor-
“Ju lus që të angazhoheni maksimalisht, të gjithë ata që do t’ju thuan se nuk ka gjë prej politikës duhet me u thanë se kjo është dëshira e Maqedonasve, që të na bëjnë popull apolitik. Një popull që s’ka politik nuk arin te të drejtat e veta, nuk arin ti realizojë qëllimet e veta”, porositi Thaçi në punimet e kuvendeve të degëve të Rinisë Demokratike Shqiptare në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë dhe Zhelinë dhe disa komuna tjera.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni e sheh përmes mobilizimit dhe organizmit të mirëfilltë të rinisë shqiptare në vend.

“Angazhimi politik i gjithë neve sidomos i rinisë mund të na nxjerr prej kësaj krize të madhe. Ne ballafaqohemi me mungesa elementare për jetën tonë, mungesë të perspektivës, mungesë të idares, mungesë të infrastrukturës, mungesë të objekteve, institucioneve të shëndetësisë, arsimit, e kështu me radhë”, deklaroi Thaçi.

Ai ftoi të rinjtë të merret me politik për ti realizuar më shpejtë të drejtat, qëllimet dhe objektivat e synuara.

“Ju lus që të angazhoheni maksimalisht, të gjithë ata që do t’ju thuan se nuk ka gjë prej politikës duhet me u thanë se kjo është dëshira e Maqedonasve, që të na bëjnë popull apolitik. Një popull që s’ka politik nuk arin te të drejtat e veta, nuk arin ti realizojë qëllimet e veta”, porositi Thaçi në punimet e kuvendeve të degëve të Rinisë Demokratike Shqiptare në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë dhe Zhelinë dhe disa komuna tjera.

Sipas tij, për shqiptarët e Maqedonisë politika është buka, idarja ushqimi, rruga, shkolla.

“Një popull që s’ka politikë të fortë ai popull vdes, gjitha interesat tjera janë qesharake. S’ka sport, s’ka sallë, s’ka as ujë, as bukë, s’ka as idare, domethënë ne duhet të dalim jashtë me një porosi të përgjithshme te vëllezërit tanë se mobilizimi duhet të jetë i përgjithshëm dhe maksimal, politik. Vetëm me politikë të fortë mundë ti realizojmë qëllimet tona të mëdha dhe të vogla”, shtoi kreu i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *