Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi uron për 105-vjetorin e Alfabetit Shqip

Thaçi uron për 105-vjetorin e Alfabetit Shqip

Tetovë, 22 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka uruar me rastin e 105-vjetorit të Alfabetit Shqip të gjithë qytetarët shqiptarë.

Në telegramin e tij, Thaçi thotë se kultivimi i gjuhës, i kulturës dhe i traditave shqiptare është obligim yni.

“Sot përkujtojmë 105 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip, përkujtojmë angazhimin e lartë të rilindësve tanë edhe kontributin e tyre në unifikimin e alfabetin shqip. Është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin e rilindësve tanë duke kultivuar gjuhën, kulturën, traditat shqiptare, si vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip”, thuhet në urimin e kreut të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *