Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi uron për 28 Nëntorin: Do ta fitojmë edhe këtë betejë

Thaçi uron për 28 Nëntorin: Do ta fitojmë edhe këtë betejë

Tetovë, 28 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka uruar me një telegram të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Në urimin e tij, Menduh Thaçi thotë se 28 Nëntori ka qenë dhe do të mbetet simbol i krenarisë, i qëndresës dhe i vendosmërisë së popullit shqiptar.

“Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë. Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë që vlerat e brezave të kaluar të zbehen e aq më tepër të nëpërkëmben. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit. Urime, shëndet dhe suksese”, thuhet në urimin e kreut të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *