Home / Lajme / Maqedoni / Thyhen xhamat e autobusit, plagoset vajza 18 vjeçare nga fshati Çiflik

Thyhen xhamat e autobusit, plagoset vajza 18 vjeçare nga fshati Çiflik

26 nëntor – Një grup i të rinjve të paidentifikuar mbrëmë kanë sulmuar autobusin e NTP-së me numër “50” dhe një 18 vjeçare, informojnë nga policia e Shkupit.

Deri më tani janë ende të panjohur për policinë personat të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme kishin shtënë me gurë drejt autobusit publik me numrin “58” që shkon në fshatin e banuar me shqiptarë, Çiflik të Shkupit.

Si rezultat i thyerjes së xhamave të autobusit është lënduar një vajzë 18 vjeçare nga fshati Çiflik, njoftoi policia.

Sipas SPB-së së Shkupit po punohet për gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *