Home / Lajme / Maqedoni / Tre të vdekur në aksident në Ohër

Tre të vdekur në aksident në Ohër

09 Nentor… Nga aksidenti i rëndë menjëherë kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit H.J, 21 vjeç dhe çifti bashkëshortor K.D, 39 vjeç dhe T.D, 28 vjeç nga Ohri

Sipas korrespodentit të INA-s, aksidenti ndodhi 10 minuta pas mesnate në afërsi të kampit turistik “Eleshec” në plazhin e njohur “Atlantis” të Liqenit të Ohrit, nga përplasja e dy makinave njëra “Isuzu” dhe tjetra “Renault Kango”.

Nga aksidenti i rëndë menjëherë kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit H.J, 21 vjeç dhe çifti bashkëshortor K.D, 39 vjeç dhe T.D, 28 vjeç nga Ohri.

Në këtë aksidenti me lëndime të rënda kanë përfunduar edhe dy të tjerë, që ishin në makinën “Isuzu”.

Viktimat po ktheheshin nga shënimi i festës “Shën Mitri” në fshatin Tërpejcë. Policia theksoi se aksidenti ndodhi në këtë zonë e rreziqeve të aksidenteve, me ç`rast dy makinat u përplasën drejtpërdrejt.

Ohri sot në mëngjes është mbuluar në të zi dhe përplot qytetarë kanë vërshuar tempujt fetar për lutje për viktimat. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti vite me radhë kanë apeluar për rregullimin dhe zgjerimin e kësaj rruge për të evituar aksidentet. (M.L/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *