Home / Sport / Tri pikët janë obsioni i vetëm për Shkëndijën

Tri pikët janë obsioni i vetëm për Shkëndijën

“Vetëm tre pikët janë obsioni jonë në këtë përballje edhe pse jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë. Edhe pse gjendet në fund të renditjes, Gostivari posedon skuadër cilësore dhe ne i respektojmë maksimalisht. Duke ditur se bëhet fjalë për ekip që di të befasojë në transfertë”, deklaroi sulmuesi i Shkëndijës, Ardian Nuhiu.

Java e 15 në Ligën e Parë do të kalojë në shenjë të derbit shqiptarë në Tetovë, ku Shkëndija dhe Gostivari do të kërkojnë fitore pas dështimit në javën e fundit, kur u mundën në lagjet e Shkupit, “Autokomandë” dhe “Gjorçe Petrov”. Kuqezinjtë janë në zonën e kuqe dhe çdo dështim më tutje do të konsiderohet si moment për ndryshim total në stafin teknik dhe të futbollistëve në prag të pauzës dimërore. Nga tobori i Shkëndijës nuk mendojmë për asgjë tjetër veçse të arkëtojnë 3 pikë të reja në luftën për kreun e tabelës së klasifikimit. “Vetëm tre pikët janë obsioni jonë në këtë përballje edhe pse jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë. Edhe pse gjendet në fund të renditjes, Gostivari posedon skuadër cilësore dhe ne i respektojmë maksimalisht. Duke ditur se bëhet fjalë për ekip që di të befasojë në transfertë, ne kësaj ndeshje do t’i futemi me seriozitetin maksimal në tentimin për mos me lejuar kurrfarë befasie. Kemi disa mungesa, por jemi të vendosur që ata që do marrin shansin të luajnë, të japin më të mirën e tyre dhe të tentojmë të marrim tre pikët. Shpresojmë në mbështetje të tifozërisë tonë dhe në fund së bashku t’i gëzohemi fitores së radhës”, deklaroi golashënuesi më i mirë i Shkëndijës në këtë sezon, Ardian Nuhiu. Gostivari është në kërkim të pikëve të reja, posaçërisht ishte inkurajuese fitorja 3-1 ndaj Metalurgut, mirëpo në fundjavë lodhja e bëri të vetën dhe pësuan nga Rabotniçki me rezultat 2-0. Ndërkohë Renova do të ketë një detyrë të vështirë kur të dielën do të jetë në terrenin e skuadrës së Makedonija Gj.P., e cila është në zonën e rrezikut dhe do të kërkojë pikë të shpëtimit në çdo përballje që do të zhvillohen në lagjen “Gjorçe Petrov”. Renova është e vetëdijshme se me fitore eventuale do të shkojë në kreun e tabelës dhe këto raste nuk lëshohen aq lehtë edhe pse kanë mbetur edhe shumë javë deri në fund të sezonit. Nga përballjet e tjera, interesim të veçantë tërhjek përballja Vardar – Horizont Turnova e cila do të zhvillohet në Ohër. Euromilku mirëpret Rabotniçkin në derbin lokal të Shkupit, ndërsa Napredoku në Kërçovë do të sfidojë Metalurgun. Ndërkohë Pelisteri pas fitores në Turnovë, tani kërkon pikë maksimale dhe ndaj Bregallnicës, pasi ndeshjen e zhvillon në Manastir. Të gjitha ndeshjet e javës së 15 do të zhvillohen të dielën në orën 13:00.

Euromilk – Rabotniçki
Makedonia – Renova
Vardari – Horizont T.
Pelisteri – Bregallnica
Napredoku – Metalurgu
Shkëndija – Gostivari

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *