Home / Lajme / Rajon / TV Rusia: Përmes zgjedhjeve, Beogradi pranoi se Kosova s’është Serbi

TV Rusia: Përmes zgjedhjeve, Beogradi pranoi se Kosova s’është Serbi

5 nëntor-“Autoritetet shqiptare i kanë mbajtur zgjedhjet, duke fituar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian e madje edhe të Beogradit. Vetëm se, askush nuk i pyeti serbët e Kosovës nëse pajtohen me këtë. Ata janë deklaruar se Beogradi i ka tradhtuar, se nuk duan të jetojnë nën sundimin e separatistëve shqiptarë”, u tha në raport.

Beogradi ka pranuar se Kosova nuk është Serbi, duke iu dhënë “separatistëve” të drejtën për të mbajtur zgjedhje, vlerëson televizioni Rusia, në raportin e sotshëm për zgjedhjet në Kosovë.

“Autoritetet shqiptare i kanë mbajtur zgjedhjet, duke fituar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian e madje edhe të Beogradit. Vetëm se, askush nuk i pyeti serbët e Kosovës nëse pajtohen me këtë. Ata janë deklaruar se Beogradi i ka tradhtuar, se nuk duan të jetojnë nën sundimin e separatistëve shqiptarë”, u tha në raport.

“Një numër i vogël i serbëve të Kosovës që ka dalë në zgjedhje, i ka gjetur vendvotimet e demoluara. Kryeneçësia karakterizon shumicën e 40 mijë serbëve të Kosovës, që janë të ndarë nga atdheu e që nuk e njohin kufirin”, transmeton Blic.

TV Rusia tha se në Mitrovicën e veriut tipari kryesor i zgjedhjeve ishte bojkoti, se përpjekjet e përbashkëta të Prishtinës, të Brukselit dhe të Beogradit nuk kanë ndihmuar përkitazi me këtë, dhe se ata serbë që ka dalë në zgjedhje nga organizatorët e bojkotit u quajtën tradhtarë.

“Bojkoti është një ndërmarrje e dëshpëruar. Serbët e Kosovës besojnë se Beogradi tregton integritetin me hyrjen e vendit në BE”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *