Home / Lajme / Rajon / U vrane 2 militant te partise greke ‘Agimi i Arte’

U vrane 2 militant te partise greke ‘Agimi i Arte’

Dy të rinj, njëri 20 vjeç dhe tjetri 23 vjeç, u qëlluan me armë zjarri jashtë zyrave të partisë neonaziste “Agimi i Artë”

Ekzekutim mafioz me dy të vrarë dhe një të plagosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së hershme të ditës së sotme në Neo Iraklio të Atikës.

Dy të rinj, njëri 20 vjeç dhe tjetri 23 vjeç, u qëlluan me armë zjarri jashtë zyrave të partisë neonaziste “Agimi i Artë”, ndërsa një i tretë është në spital në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën, pasi ka marrë plagë në gjoks, raporton BW.

Sipas zëdhënësit të “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris, viktimat janë anëtarë të partisë, që po ruanin ndërtesën dhe në momentin e sulmit ndodheshin jashtë saj.

Ata u qëlluan me një armë ushtarake nga një distancë rreth 20 metra, të paktën ketër herë, prej dy personave me helmeta në kokë, që u larguan me një motor nga vendi i krimit duke terrorizuar kalimtarët e rastit.

Incidenti është karakterizuar si akt terrorist dhe forca të shumta policie e të antiterrorizmit ndodhen në zonën ku ndodhën vrasjet.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi, se vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë dhe do të ndëshkohen, ndërsa burimet thonë se kryeministri Samaras po informohet minutë pas minute për ngjarjen

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *