Home / Lajme / Maqedoni / USHT dhe komuna e Tetovës marrëveshje bashkëpunimi

USHT dhe komuna e Tetovës marrëveshje bashkëpunimi

Edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehu kënaqësi për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje për bashkëpunim, duke deklaruar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të jetë një partner i madh i dijes dhe institucioneve universitare.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, si dhe krijimit të mundësive të bashkëpunimit në të gjitha sferat e veprimtarisë arsimore, sociale, ekonomike dhe teknologjike sot

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Komuna e Tetovës sot firmosën marrëveshje bashkëpunimi. Nënshkrimet e bashkëpunimit i dhanë rektori i USHT-së, prof. dr. Vullnet Ameti dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti theksoi kjo Marrëveshje, ndër të tjera parashikon zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve të partneritetit në mes institucioneve tona.

“Kjo Marrëveshje, ndër të tjera parashikon zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit në mes institucioneve tona, edhe atë, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e historisë dhe kulturës shqiptare, si: seminare, konferenca, punëtori dhe të ngjashme, realizimin e projekteve të përbashkëta nga sfera e arsimit, kulturës, shkencës dhe fushave të tjera me interes institucional dhe publik, sigurimin e lokacioneve të nevojshme për themelimin e instituteve dhe muzeve me interes publik si dhe krijimin dhe organizimin dhe veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të të dyja institucioneve dhe forma të tjera të bashkëpunimit, që të dyja institucionet do t’i përcaktojnë së bashku”, theksoi në mes tjerash, rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehu kënaqësi për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje për bashkëpunim, duke deklaruar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të jetë një partner i madh i dijes dhe institucioneve universitare.

Arifi tha se kjo Marrëveshje për bashkëpunim përfshin fusha të ndryshme, të cilat në të ardhmen do të detajohen edhe më shumë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *