Home / Sport / Valmir Berisha fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Botërorit

Valmir Berisha fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Botërorit

Ai të premten, shënoi “hat-trick” në ndeshjen për medalje të bronztë, të cilën Suedia e fitoi përballë Argjentinës me rezultatin 4:1.

Sulmuesi kosovar i përfaqësueses së Suedisë (U-17), Valmir Berisha, me shtatë gola të shënuar në kampionatin botëror për këtë grupmoshë, ka fituar “Këpucën e artë”. Ai të premten, shënoi “hat-trick” në ndeshjen për medalje të bronztë, të cilën Suedia e fitoi përballë Argjentinës me rezultatin 4:1. Golin e parë e shënoi në minutën e shtatë, të dytin në minutën e 24-t, kurse të tretin në minutën e 57-të. Pas golit të tretë të shënuar ai lëndoi këmbën dhe u zëvendësua në minutën e 61-të.

Suedia zuri vendin e tretë në kampionatin botëror që u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, e që për kampion të ri të kësaj grupmoshe nxori përfaqësuesen e Nigerisë, e cila në finale ishe më e mirë se Meksika (3:0).

Pjesë e Suedisë në këtë botëror ishte edhe Gentrit Çitaku, që luajti në disa ndeshje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *