Home / Lajme / Maqedoni / VMRO DPMNE: Përshtypja jonë për emrin dallon nga ajo e Ahmetit

VMRO DPMNE: Përshtypja jonë për emrin dallon nga ajo e Ahmetit

1 nëntor-“Duke pasur parasysh se ligji i ka kaluar të gjitha procedurat qeveritare dhe parlamentare, në të cilat BDI-ja ishte pjesë dhe i mbështeti ato pa ndonjë vërejtje konkrete, do të donim të dëgjonim shkaqet e qëndrimit të ri “kundër” që ka shprehur partia shqiptare. Ne na ishte kumtuar nga BDI-ja dhe Ahmeti, se për këtë ligj nuk ka vërejtje dhe se miratimi i tij duhet të presë samitin e dhjetorit të BE-së”- thuhej në reagimin e VMRO-së.

VMRO DPMNE-ja iu përgjigj kreut të BDI-së, pas deklaratave në ALSAT për emrin, duke theksuar se “dy subjektet nuk ndajnë përshtypje dhe qëndrime të njëjta për çështjen e emrit”. “Nuk përjashtojmë mundësinë që Ahmeti dhe BDI të kenë informata të cilat VMRO-ja nuk i ka, por nga ana tjetër, BDI duhet të dijë se ne kemi qëndrim më të qartë dhe parimor lidhur me këtë çështje të rëndësishme”- thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së. Nga kjo parti komentuan edhe qëndrimin e BDI-së, e cila tha se do të merrte në konsideratë idenë për zgjedhje të parakohshme, nëse çështja e emrit nuk zgjidhet! “E kemi të qartë se BDI-ja, si parti politike ka qëndrimet e saj legjitime, sepse çdo parti ndërton në mënyrë të pavarur qëndrimet e veta” – thuhet në reagim. VMRO-ja ktheu përgjigje edhe për ligjet e medias, duke thënë se nuk i di arsyet për ndryshimin e qëndrimit të BDI-së. “Duke pasur parasysh se ligji i ka kaluar të gjitha procedurat qeveritare dhe parlamentare, në të cilat BDI-ja ishte pjesë dhe i mbështeti ato pa ndonjë vërejtje konkrete, do të donim të dëgjonim shkaqet e qëndrimit të ri “kundër” që ka shprehur partia shqiptare. Ne na ishte kumtuar nga BDI-ja dhe Ahmeti, se për këtë ligj nuk ka vërejtje dhe se miratimi i tij duhet të presë samitin e dhjetorit të BE-së”- thuhej në reagimin e VMRO-së. Alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *